Edicioni i sivjetshëm i Festivalit të Filmit të Venecies do të zhvillohet në shtator, por me disa modifikime për shkak të pandemisë së COVID-19.
Organizatorët thonë se numri i filmave në konkurrimin kryesor të edicionit të 77-të do të zvogëlohet.
Në përzgjedhjen zyrtare që do të shpallet më 28 korrik do të përfshihen 50 deri në 55 filma.
Filmat do të shfaqen në vendet tradicionale, si dhe në dy arena në mjedis të hapur nën masa sigurie.
Ky do të jetë festivali i parë i madh i filmit pas mbylljes së industrisë kinematografike në mes të marsit. (Çang Çuo)