Muzeu i Luvrit në Paris u rihap të hënën pas mbylljes katërmujore, dhe dhjetëra vizitorë qëndruan në radhë për të qenë të parët që do të shikonin kryeveprat.
Ata i porositën biletat para kohe, dhe masat e sigurisë përfshinin vendosjen e detyrueshme të maskave dhe një sistem kalimi me një drejtim nëpër disa salla të caktuara.
Drejtori i muzeut Jean-Luc Martinez thotë se vendet me kohë të përcaktuar do t'i lejojnë muzeut të kontrollojë numrin e vizitorëve dhe kapaciteti do të kufizohet në 30 për qind.
Luvri u mbyll në mes të marsit, si pjesë e masave të qeverisë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Martinez-i bëri të ditur se mbyllja ka shkaktuar humbje të të ardhurave nga biletat prej 40 milionë eurosh. (Çang Çuo)