Mbi 1 500 muzikantë, duke përshirë Paul McCartnney-in dhe Ed Sheeran-in, i kanë kërkuar përkrahje qeverisë britanike për të shpëtuar sektorin muzikor të vendit, i cili është më famë në mbarë botën, por që tani është dëmtuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Rolling Stones”, “Little Mix” dhe “Coldplay” kanë nënshkruar gjithashtu një letër të hapur, në të cilën shprehen se ndalimi i grumbullimeve për shkak të virusit do të thotë “fundi i kësaj industrie udhëheqëse në botë”.

Letra thotë se “pa përfundimin e afërt të distancimit shoqëror ose marrëveshjen për mbështetjen financiare nga qeveria, e ardhmja e koncerteve dhe e qindra mijë njerëzve që punojnë për to duket e zymtë”.

Të gjitha festivalet e muzikës verore në Britani janë anuluar sivjet, ose kanë kaluar  në internet, për shkak të COVID-19. (Fang Xiaoyu)