“Mona Liza” ka mbetur e vetme, pasi konronavirusi ka zbrazur sallën ku është ekspozuar ajo në Muzeun e Luvrit.
Por së shpejti, portreti më i famshëm në botë do të rinisë të shfaqet për adhuresit e saj, pas katër muaj mbylljeje.
Muzeu pritet të rihapet në 6 korrik.
Luvri tërheq 30 000 deri në 50 000 vizitorë në ditë në stinën e verës, por drejtori i muzeut thotë se numri do të jetë më i vogël pas rihapjes.
Tani publiku duhet ta rezervojë orarin e vizitës në internet.
Rreth 500 vizitorë do të lejohen në Luvër çdo gjysmë ore dhe maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë vizitorët nga mosha 11 vjeç e lart. (Fang Xiaoyu)