Pas një ndërprerjeje tremujore për shkak të koronavirusit, adhuruesit francezë të filmit u rikthyen të hënën në kinema. Kinematë në tërë vendin u rihapën në fazën e fundit të heqjes së masave kufizuese.
Franca konsiderohet gjerësisht vendlindja e kinemasë dhe ka më shumë ekrane për frymë se çdo vend tjetër në Evropë.