Aktorja amerikane Kristen Stewart do të luajë rolin e princeshës britanike Diana në një film mbi prishjen e martesës mes saj dhe princit Çarls.
Stewart-i është e njohur për pjesëmarrjen e saj në serinë "Twilight Saga".
Filmi i ri do të përqendrohet në ato ditë në vitet '90 të shekullit të kaluar kur Diana vendosi të ndahet nga princi Çarls dhe të largohet nga familja mbretërore.
Filmi do të quhet "Spencer", që është mbiemri i Dianës para martesës, dhe parashikohet të nisë xhirimet vitin e ardhshëm.
Aktori që do të interpretojë rolin e Çarlsit, ende nuk është përcaktuar.
(Fang Xiaoyu/Artan Goga)