Zyrtarët kanë njoftuar se Salla e Famës e Rock&Roll-it në Kleveland të ShBA-së do të rihapet javën e ardhshme, në kushtet e masave shëndetësore e të sigurisë.
Vizitorët duhet të mbajnë distancimin social dhe të veshin maska.
Biletat do të blihen në internet dhe numri i tyre do të jetë i kufizuar dhe koha e përcaktuar, ndërsa nuk do të pranohen para fizike.
Shfaqjet me muzikë të drejtpërdrejtë do të rifillojnë në shesh në korrik.
Salla e Famës e Rock&Roll-it do të ofrojë hyrje falas për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe familjet e tyre këtë të diel. (Fang Xiaoyu)