Një bazë nëndetësesh në Francë është shndërruar në qendrën më të madhe botërore të arteve digjitale.
"Pellgjet e dritës" u përurua nga një grup i quajtur "Culturespaces" në një bazë nëndetësesh në Bordo, që u ndërtua nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hapësira prej 45 mijë metrash katrorë, e cila ishte e braktisur prej më shumë se 50 vjetësh, tani strehon vepra të artistit austriak Gustav Klimt dhe piktorit gjerman Paul Klee.
Qendra e ekspozitës do të hapë dyert e saj për publikun sot.(Zhan Dian/Artan Goga)