Kalifornia ka lejuar rifillimin e prodhimit të filmave dhe produkteve televizive të "Hollivudit" nga 12 qershori.
Grupet e prodhimit, ekipet e xhirimit etj. duhet të respektojnë protokollet e sigurisë, të miratuara nga sindikatat, kompanitë dhe zyrtarët e shëndetit publik.
Kjo masë konsiderohet një hap i madh drejt ringjalljes së industrisë së argëtimit.
Një libër e bardhë u është dorëzuar shumë drejtuesve shtetërorë në mbarë ShBA-në, duke propozuar udhëzime për shëndetin dhe sigurinë për të mbrojtur punonjësit e industrisë. (Çang Çuo)