Opera e njohur Shtetërore e Vjenës do të rihapë dyert e veta javën e ardhshme, duke zbatuar udhëzime kundër koronavirusit.

Katërmbëdhjetë koncerte do të zhvillohen këtë muaj me 100 shikues për çdo shfaqje, nga kapaciteti i zakonshëm prej 1 700 vetash.

Të gjitha koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt në internet pa pagesë.

Ndërkohë, edhe koncertet klasike në "Musikverein" dhe "Konzerthaus" të Vjenës për një publik të kufizuar, do të rifillojnë nga sot.

Të gjithë anëtarët e orkestrës kanë dalë negativë në testimin për virusin.

Ata do të luajnë pa maska, por do t'u përmbahen rregullave të distancimit shoqëror.