Disa pika turistike në Tokio u rihapën të hënën, pasi kryeqyteti japonez hoqi kufizimet ndaj bizneseve.
"Tokyo Skytree", një kullë e famshme vrojtimi për turistët, u rihap pas mbylljes që nga 1 marsi.
Ndërkohë, edhe disa kinema u rihapën në Tokio të hënën, duke zbatuar rregullat e distancimit shoqëror.
Kryetari i bashkisë së Tokios tha javën e kaluar se kryeqyteti ishte i gatshëm për të kaluar në fazën e dytë të një plani me tre faza për të rihapur gradualisht bizneset në qytet.
Klubet e natës, si dhe karaoket dhe sallat e muzikës së drejtpërdrejtë, vlerësohen si vendet ku infeksionet është më e lehtë të përhapen dhe do të rihapen të fundit.(Çang Çuo)