J.K. Rowling ka botuar kapitujt e parë të një përralle për një përbindësh të njohur si Ickabog.
Alegoria për të vërtetën dhe shpërdorimin e pushtetit është falas në internet, dhe fëmijët mund ta lexojnë atë gjatë karantinës.
Përralla tregon për një përbindësh të egër që ha fëmijë, i cili ka fuqi të jashtëzakonshme dhe jeton në një tokë imagjinare të njohur si Cornucopia.
Rowling thotë se kapitujt e tjerë do të publikohen çdo ditë nga e hëna të premten deri më 10 korrik.(Zhan Dian/Artan)