Festivali i Filmit i Venecies do të zhvillohet në fillim të shtatorit siç ishte planifikuar.
Guvernatori i Venetos Luca Zaia e konfirmoi lajmin, teksa përhapja e koronavirusit të ri në Itali po ngadalësohet.
Zaia shtoi se gjatë festivalit ndoshta do të shfaqen më pak filma, për shkak të bllokimit të industrisë kinematografike në mbarë botën.
Festivali i Filmit i Venecies është festivali më i vjetër në botë.
Organizatorët njoftuan në janar se aktorja Kate Blanchet do të jetë kryetarja e jurisë së edicionit të 77-të, i cili do të mbahet nga 2 deri më 12 shtator.