Shumë qendra kulturore në Itali dhe Spanjë u hapën për herë të parë më 18 maj, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, pasi këto dy vende lehtësuan masat e mbylljes për koronavirusin.
Roberto Alvao, që jeton në Valencia të Spanjës, shprehet:
"Mezi po pres që të shkoj në muze, të shkoj në kinema. Të kthehem në jetën e përditshme, por muzetë veçanërisht."
Nga ana e saj, Victoria Macintosh, që jeton në Romë, tha:
"Është një ndjenjë thuajse surreale (të dalësh) pas kaq shumë kohe në shtëpi, me shumë tension e stres. Dhënia e dritës së gjelbër për t'u rikthyer në një lloj normaliteti duket e pabesueshme. Fillon t'i vlerësosh më shumë gjërat e vogla."
Por disa qendra kulturore thonë se nuk janë ende të gatshme të rihapen për publikun. (Çang Çuo)