Parku Oqeanik i Hong-Kongut përballet me një krizë të madhe financiare, pasi pandemia e koronavirusit të ri e çoi sektorin e turizmit të qytetit në një gjendje pezulli.
Kryeekzekutivi i parkut Matthias Li thotë se nga shkurti deri në prill, kjo pikë zbavitjeje në Hong-Kong ka humbur gati 1 milion vizitorë për shkak të mbylljes prej epidemisë.
Zyrtarët e Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Hong-Kongut paralajmëruan se parku mund të falimentojë brenda fundit të qershorit nëse nuk merr një paketë ndihme urgjente prej rreth 700 milionë dollarësh nga qeveria.