"Disneyland" i Shangait është rihapur të hënën, pasi u mbyll për më shumë se tre muaj.
Stafi i parkut ngjiti shenja të distancimit shoqëror dhe dezinfektoi objektet të dielën, për të bërë përgatitjet përfundimtare për rihapjen e tij.
Gjithashtu janë vendosur edhe pika të kontrollit të temperaturës.
Sipas uebsajtit të parkut, biletat për ditët e para të rihapjes janë shitur tashmë.
Bashkia e qytetit i ka kërkuar "Disney"-t ta kufizojë numrin e vizitorëve në park me 30 për qind të kapacitetit, po "Disney" ka planifikuar ta hapë parkun me një numër shumë më të vogël, për të provuar masat e reja mbrojtëse. (Çang Çuo)