Java e Modës e Kinës, e cila ishte shtyrë, u zhvillua më në fund në internet, por pa shikues, për shkak të pandemisë.
Më shumë se 10 marka zhvilluan shfaqje të drejtpërdrejtë në uebsajtin më të madh të tregtisë elektronike të mallrave të luksit në Kinë, "Secoo", nga 170 marka gjithsej që u përfshinë në këtë veprimtari.
Stilisti kinez Zhou Li thotë se është i lumtur që mori pjesë në shfaqjen në internet:
"Mendoj se të gjithë stilistët që morën pjesë në këtë shfaqje, duhet t'u jenë mirënjohës organizatorëve, sepse krijuan një formë të re sfilate, duke lejuar çdo stilist kinez që t'ia paraqesë produktet e tij botës. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të treguar kulturën tonë kineze." (Çang Çuo)