Pianisti kinez Lang Lang mori pjesë të dielën nga shtëpia në koncertin global të transmetuar drejtpërdrejt me titull "Një botë: Së bashku në shtëpi".

Lang u shpreh:

"Është një nder i jashtëzakonshëm të punoj me ata muzikantë të mëdhenj. Si dikush nga Kina, gjithashtu dua të shpreh të gjitha urimet tona më të mira. Jetojmë vërtet në një botë, në atë që quhet 'fshati global'."

"Një botë: Së bashku në shtëpi" përfshiu pjesë nga yje si Lady Gaga, Taylor Swift, Paul McCartney dhe Rolling Stones.

Shfaqja dyorëshe, e transmetuar nëpër kanale të shumta televizive në ShBA dhe vendet të tjera, është mbledhja më e madhe së bashku e personave të famshëm për të mbështetur masat kundër epidemisë.

Koncerti u drejtua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupi jofitimprurës "Global Citizen".

Në vend të kërkimit të fondeve publike, shfaqja i inkurajoi kompanitë të kontribuojnë në Fondin e Solidaritetit kundër COVID-19 të OBSh-së. (Çang Çuo)