Aktori fitues i çmimeve "Tony" dhe "Globi i artë" Brian Dennehy ka vdekur në moshën 81 vjeç.
Familja e tij tha se aktori u nda nga jeta natën e kaluar nga shkaqe natyrore, pa lidhje me COVID-19.
Dennehy është më i njohur për rolin e tij në "First Blood" si një sherif që burgosi Rambon.
Ai ka interpretuar edhe në filmat si "Cocoon" dhe "Romeo plus Juliet".
Dennehy fitoi çmimin "Tony" për rolin kryesor në "Death of a Salesman", si dhe "Globin e artë" për një prodhim televiziv.
Në vitin 2020, ai u përfshi në Sallën e Famës të Teatrit Amerikan.(Xu Guang)