Gjashtë këngëtarë të njohur italianë kënduan kohët e fundit një këngë - një ode për stafin mjekësor që lufton në vijën e parë kundër pandemisë së COVID-19.
CMG-ja prodhoi versionin kinez të kësaj kënge, me titullin "Engjëlli që kthehet".
Përshtatja në gjuhën italiane e këngës është prodhuar bashkërisht nga aplikacioni i telefonisë celulare të CMG-së, "Cinitalia", një platformë që ofron informacione rreth shkëmbimeve midis Kinës e Italisë, dhe "Radio Italia", një radiostacion muzikor italian.
Kënga u publikua dje në Itali, për të kremtuar Pashkët. (Çang Çuo)