Moska u zhyt në errësirë të shtunën për të shënuar Orën e Tokës, si pjesë e një fushate globale për të vepruar lidhur me ndryshimin e klimës.
Kremlini dhe Katedralja e Shën-Bazilit në Sheshin e Kuq i shuan dritat në mbrëmje.
Monumentet dhe kullat ikonike, duke përfshirë Pallatin e Qeverisë, gjithashtu u errësuan për t'u bashkuar me lëvizjen globale.
Mbi dy mijë ndërtesa në Moskë morën pjesë në Orën e Tokës 2020.
Ora e Tokës, e filluar në Sidnei në vitin 2007, është përhapur në më shumë se 180 vende dhe dhjetëra milionë njerëz marrin pjesë në të. (Çang Çuo)