Ndërsa pjesa më e madhe e premierave pranverore të filmave të "Hollivudit" janë anuluar për shkak të koronavirusit, edhe datat e shfaqjes së filmave kryesorë të verës kanë ndryshuar.

"Warner Bros" ka shtyrë premierën verore të filmit "Wonder Woman 1984" dhe ka hequr nga kalendari i shfaqjeve filmin "In The Heights".

"Wonder Woman" do të fillojë të shfaqet në kinema më 14 gusht dhe jo 5 qershor siç planifikohej. (Çang Çuo)