Këngëtari fitues i Çmimit "Grammy" Kenny Rogers ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Në një deklaratë të publikuar nga familja e tij thuhet se ylli i muzikës ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Rogers-i është i njohur për këngë si "The Gambler" dhe "Islands in the Stream".

Rogers është gjithashtu anëtar i Sallës së Famës të Muzikës Kauntri.

Këngëtari i muzikës kauntri filloi një turne botëror lamtumire në vitin 2016, por vjet ai anuloi shfaqjet e fundit për shkak të "një varg sfidash shëndetësore". (Çang Çuo)