"Disney" ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha dyqanet e tij në Amerikën e Veriut duke filluar nga e marta, për shkak të COVID-19.

Më parë gjigandi i argëtimit njoftoi mbylljen e "Disneyland" dhe parkut fqinj "Disney California Adventure" në Anaheim të Kalifornisë dhe "Walt Disney World" në Orlando, deri në fund të këtij muaji.