Jeta e fitueses së çmimit "Nobel" Mari Kyri u nderua në Ditën Ndërkombëtare të Grave me "Radioactive", një film i ri ku rolin e shkencëtares pioniere e interpreton Rosamund Pike.
"Radioactive" ndjek karrierën e Kyrisë, duke përfshirë fitoren e Çmimit "Nobel" dhe zbulimin e rrezeve X.
Regjisorja Marjane Satrapi thotë se Kyri ka frymëzuar shumë gra si ajo:
"U rrita me mitin e saj, ajo ishte një nga modelet e mia, që ma imponoi nëna. U rrita me idenë se kjo është gruaja që duhej të bëhesha. Nuk u bëra shkencëtare, po të paktën u bëra një grua e pavarur".
"Radioactive" do të shfaqet në Britani të premten e ardhshme dhe në ShBA më 24 prill. (Çang Çuo)