Përhapja e epidemisë së koronavirusit ka sjellë mbylljen e muzeut francez të Luvrit.
Në një deklaratë të shkurtër thuhet se në një mbledhje të stafit në lidhje me parandalimin e virusit, u vendos të ndalohet hapja e planifikuar e muzeut të dielën në mëngjes.
Zyrtari i sindikatës së muzeut Christian Galani tha:
"Është vendosur nga kreu i policisë që të mos autorizohen grumbullimet e më shumë se 5 000 vetave në një hapësirë të mbyllur. Është e lehtë të pranohet që muzeu i Luvrit është një hapësirë e mbyllur, sepse ne kemi mesatarisht 40 000 veta që vizitojnë ndërtesën çdo ditë." (Çang Çuo)