Një version i ri i filmit horror klasik "Njeriu i padukshëm" do të ritakohet me audiencën këtë të premte.
Yjet e "Universal Studio" Elisabeth Moss dhe Oliver Jackson-Cohen intrepretojnë përkatësisht rolet e Cecilia-s dhe ish-burrit të saj Adrian.
Moss thotë që gjëja më e frikshme për një film horror është shqetësimi nëse mund të jetë i frikshëm apo jo në ekran:
"Gjithçka duket kaq qesharake në jetën tonë, prandaj shqetësohemi nga pyetje si: 'A do të funksionojë kjo? A do të jetë frikësuese apo jo?' Është një burrë gjigant me kostum të gjelbër dhe duhet të pretendoj që kjo është frikësuese. Prandaj sfida e vërtetë është që duhet të përdor përfytyrimin," thotë Moss.
"Njeriu i padukshëm" është shkruar nga H.G. Wells në vitin 1897, ndërsa regjisori Leigh Whannell ka shtuar disa elemente të reja.
Whannell njihet për veprat e tij "Insidious" dhe "Saw".(Jiang Lei)