Kanë filluar xhirimet e pjesës së tretë të filmit të njohur me dinosaurë "Jurassic World".
Regjisori Colin Trevorrow njoftoi se filmi i fundit zyrtarisht do të quhet "Jurassic World: Dominion".
Një film i shkurtër u publikua në shtator për të kapërcyer hendekun midis ngjarjeve të "Kingdom Fallen" dhe këtij filmi të tretë, ku duket se dinosaurët kanë gjetur një mënyrë për të sunduar Amerikën e Veriut.
"Jurassic World: Dominion" është planifikuar të shfaqet në qershor të vitit të ardhshëm. (Çang Çuo)