Aktori dhe regjisori italian Roberto Benigni interpreton me një version të ri të veprës klasike "Pinoku".

67-vjeçari luan rolin e Xhepetos, ndërsa në versionin e vitit 2002, ai interpreton personazhin kryesor, duke qenë edhe regjisor.

Versioni i fundit i "Pinokut" është shumë më i zymtë se filmi vizatimor klasik i "Disney"-t i vitit 1940, që e bëri veprën e shkrimtarit italian Karlo Kolodi "Aventurat e Pinokut" të njohur gjerësisht.(Çang Çuo/Artan Goga)