Karnavalet e Venecias janë ndërprerë pas një rritjeje të madhe të rasteve të koronavirusit të ri në Itali.
Autoritetet urdhëruan që veprimtaria, që ishte planifikuar të përfundonte të martën, të mbyllej të dielën.
Të dielën zyrtarët shtuan gjithashtu masat për të ndaluar tubime të tjera publike në të gjithë Italinë, pasi numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit arriti në 133. (Çang Çuo)