Java e Modës e Milanos filloi me një mesazh solidariteti dhe uniteti me Kinën.
Shfaqjet dhe eventet e ndryshme do të transmetohen në internet në platformat kineze për klientët dhe adhuruesit e modës, në kuadër të projektit të titulluar "Ne jemi me Kinën".
Presidenti i Dhomës Italiane të Modës Carlo Capasa thekson:
"Duhet të mendojmë pozitivisht, por ne jemi gjithashtu shumë afër njerëzve, sepse duhet të mendojmë se kur njerëzit vuajnë, duhet të jemi me ta. Është shumë e lehtë kur gjithçka shkon shumë mirë. Prandaj, kjo është një kohë që duam të dërgojmë një mesazh të vërtetë nga zemra për miqtë tanë kinezë, për popullin kinez: Ne jemi me ju ".
Java e Modës e Milanos, e cila përmban shfaqje nga markat luksoze, si "Gucci", "Fendi", "Versace" dhe "Giorgio Armani", do të zgjatë deri të hënën e ardhshme. (Çang Çuo)