Të enjten nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Berlinit.
Festivali i këtij viti do të jetë "i zymtë", pasi shumë filma që do të konkurrojnë në të kanë si temë trazirat dhe botën kaotike.
Ndër 18 filmat në konkurrim për çmimin "Ariu i Artë" të festivalit, janë "The Roads Not Taken", një version i ri i "Berlin Alexanderplatz" dhe "Siberia", të cilët do të kenë premierat e tyre të parë botërore në Berlin. Ndërkohë, filmi i animuar i ri i "Disney"-t, "Onward", do të shfaqet për herë të parë ndërkombëtarisht në kryeqytetin e Gjermanisë.
Festivali i 70-të i Berlinit do të jetë i pari gjatë 18 vjetëve që nuk do të drejtohet nga ish-regjisori Dieter Kossilick. (Wang Lei)