Pianisti belgjian Jean-Francois Maljean (Zhan-Fransua Malzhan) shprehu mbështetjen e tij për luftën e popullit kinez kundër koronavirusit të ri me këngën e vet të re "Tingulli i kambanave të agimit".
Melodia është e mbushur me tingujt e kambanave, një simbol kulturor i provincës Hubei të prekur më rëndë nga epidemia.
Maljean-i shpreson se kënga që ka krijuar në bashkëpunim me miqtë e tij në Wuhan, do të ndihmojë në fitoren e luftës kundër virusit:
"Ne duhet të rrimë larg virusit, jo dashurisë. Ne duhet të luftojmë kundër virusit, jo kundër popullit kinez apo banorëve të Wuhan-it. Ne duhet të admirojmë ata njerëz që punojnë në spitale dhe luftojnë në vijën e parë. Shpresoj se epidemia do të mbarojë sa më shpejt për të gjithë".
Në fund të videos muzikore Maljean-i thotë në gjuhën kineze: "Nata po mbaron dhe dita po vjen. Ne po të presim, Wuhan!". (Wang Lei)