Foto:VCG

Foto:VCG

Sivjet investimet po luajnë rol më të dukshëm mbështetës për zhvillimin ekonomik të Kinës. Departamentet përkatëse të qeverisë kineze kanë marrë një sërë masash, me synim që të nxiten projektet kryesore dhe të zgjerohen investimet efektive. Krahas kësaj, edhe disa organe të pushtetit vendor kanë hartuar projektet e tyre për stabilizimin e investimeve. Me nxitjen e përbashkët, parashikohet që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, do të ketë hapësirë të madhe për investimet infrastrukturore dhe për stabilizimin e mëtejshëm të ekonomisë kineze.


Foto:VCG

Foto:VCG

Nisin projektet e mëdha

Në korrik, provinca Gansu e Kinës Perëndimore ka filluar disa projekte kryesore, 500 ndër të cilat janë me vlerë investimesh mbi 100 milionë juanë secila, ndërsa vlera e përgjithshme e investimeve arrin në 334.3 miliardë juanë. Ndërkohë, provinca Anhui e Kinës Lindore ka nisur kontingjentin e 3-të të projekteve të mëdha dhe vlera e përgjithshme e investimeve të 942 projekteve arrin në 667.5 miliardë juanë. Po ashtu, edhe në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, kanë filluar të vihen në zbatim 402 projekte të mëdha, me investime totale prej 762 miliardë juanësh.

Përveç tyre, edhe një sërë projektesh janë në procesin e hartimit. Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës ka kërkuar që të detajohen më tej listat e projekteve, të përqendrohet fokusi i punës te projektet e rëndësishme, të nxiten projektet e mëdha dhe të zgjerohen investimet efikase.

Përveç provincave të sipërpërmendura, edhe krahina të tjera, si Yunnan, Ningxia dhe Shandong, kanë përcaktuar listat e projekteve, ndër të cilat në fokus janë projektet e infrastrukturës, industrive kryesore dhe jetesës së njerëzve. Për shembull, në Rajonin Autonom Ningxia-Hui të Kinës Perëndimore, janë planifikuar investimet për projektet kryesore, si ndërtimi i një të ashtuquajturi hidrocentral me pompim, i hekurudhës me shpejtësi të lartë Baotou-Yinchuan e i rrjetit të autostradave ndërqytetëse, si edhe përmirësimi i shërbimeve publike për fëmijët dhe të moshuarit. Në Yunnan të Kinës Jugperëndimore, janë hartuar mbi 1.2 mijë projekte të mëdha me vlerë të përgjithshme investimi prej 2.5 trilionë juanësh, të cilat mbulojnë fusha si energjia e re, materialet e reja, bujqësia, ekonomia digjitale dhe biomjekësia.


Foto:VCG

Foto:VCG

Baza ekonomike stabilizohet nga mbështetja e shumëfishtë

Krahas projekteve të shumta, janë vënë në përdorim edhe mjaft fonde për të garantuar zbatimin e këtyre projekteve.

Të dhënat tregojnë që në gjashtëmujorin e parë, organet e qeverisjes vendore në mbarë Kinën kanë emetuar bono të reja të posaçme me vlerë 3.4 trilionë juanë, 2.4 trilionë më shumë se një vit më parë, duke zënë 93.3 % të kufirit vjetor për bonot e posaçme.

Kohët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës e ngriti kuotën e kredidhënies bankare në 800 miliardë juanë, me synim që të mbështeten investimet në sektorin infrastrukturor.

Këtë vit projektet kryesore janë futur në zbatim dhe përmasat e investimeve janë në zgjerim të vazhdueshëm. Të dhënat statistikore tregojnë që në janar-maj, investimet infrastrukturore kanë shënuar rritje me 6.7 %, 0.2 % pikë përqindjeje më shumë se në janar-prill. Projektet me investime prej mbi 100 milionë juanësh secila kanë zënë 83.3 % të të gjitha investimeve, duke çuar në rritjen e përgjithshme të investimeve me 5.2 pikë përqindjeje.

Foto:VCG

Foto:VCG

Këto tregojnë që me zbatimin e projekteve dhe me shtimin e investimeve, gjendja e ekonomisë kineze ka një bazë të qëndrueshme.

Ekonomisti Lian Ping thotë: “Investimet infrastrukturore janë drejtuar dhe janë mbështetur nga organet e pushtetit të niveleve të ndryshme. Ato kanë efekte të fuqishme makrokontrolli dhe mund të luajnë rolin e ‘gurit të themelit’ për stabilizimin e rritjes ekonomike, posaçërisht në një kohë me presion të madh”.

Ai theksoi që të dhënat në pesë muajt e parë tregojnë se investimet infrastrukturore kanë ruajtur treguesit e lartë të prosperitetit. Po ashtu, me përmirësimin e gjendjes antiepidemike dhe me nxitjen e përbashkët të faktorëve të tillë si fondet e mjaftueshme, projektet e shumta, zbatimi i shpejtë dhe mbështetja me politika, në gjashtëmujorin e dytë investimet për ndërtimin e infrastrukturës do të kenë hapësirë të madhe zhvillimi dhe kjo sigurisht do të garantojë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendit. (Jiang Lei)


Ekonomia kineze në gjashtëmujorin e parë 2022:

Kina tregon elasticitet tregtar, eksporti shënoi rritje mbi 10 % në 6-mujorin e parë

Kina, rezultate pozitive në stabilizimin e çmimeve dhe konsumit