Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës (SAFE), në prill 2022 bankat kineze patën një suficit prej 19 miliardë dollarësh amerikanë për sa u përket pagesave dhe shitjes së valutave të huaja, po aq sa niveli mesatar në 3-mujorin e parë të këtij viti. Të ardhurat dhe shpenzimet në valutë të huaj të sektorëve jobankarë shënuan një suficit prej 16.2 miliardë dollarësh amerikanë, 57 % më shumë se në muajin mars.

Të dhënat tregojnë që në sektorët e ekonomisë reale, si tregtia dhe investimet, hyrja e kapitaleve ndërkufitare ka ruajtur nivel të lartë. Fondet e lidhura me tregtinë e mallrave dhe investimet e drejtpërdrejta kanë hyrë në tregun kinez në mënyrë të qëndrueshme, duke luajtur rol bazë në stabilizimin e fluksit të fondeve ndërkufitare.



Foto:VCG

Foto:VCG

Gjendja valutore, e qëndrueshme dhe e rregullt

Në muajin prill, tregtia ndërkufitare e mallrave ka shënuar suficit me 44.3 miliardë dollarë amerikanë dhe investimet e drejtpërdrejta në Kinë kanë pasur një hyrje neto prej 18.4 miliardë dollarësh, duke u rritur përkatësisht me 2% dhe 6% krahasuar me nivelin mesatar të 3-mujorit të parë dhe 2.8 herë e 1.2 herë në krahasim në vitin 2021.

Qysh nga fillimi i vitit 2022, fondet e lidhura me ekonominë reale të Kinës, si në tregtinë e mallrave dhe investimet e drejtpërdrejta, kanë pasur hyrje të qëndrueshme, çka ka luajtur rol bazë në stabilizimin e fluksit të kapitaleve ndërkufitare në Kinë. Krahas kësaj, është pakësuar më tej edhe deficiti mes të ardhurave dhe shpenzimeve në tregtinë e jashtme të shërbimeve dhe investimet e drejtpërdrejta në tregun e jashtëm kanë vazhduar prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të rregullt.

Për ndërmarrjet që kanë biznes ndërkombëtar, këto shifra tregojnë që ato duhet të mbajnë parasysh rreziqet në këmbimin valutor, të mos “vënë bast” për drejtimet dhe përmasat e ndryshimit afatshkurtër të kursit valutor dhe të mos përpiqen të bëjnë spekulime me qëllim fitimet tepër të shpejta.

Për të rregulluar veprimet e ndërmarrjeve përkatëse, organi rregullator do të vazhdojë të forcojë administrimin lidhur me rreziqet e mundshme valutore, të inkurajojë ndërmarrjet të zgjerojnë pagesat ndërkufitare me RMB dhe të marrë masa të shumta për të ngritur aftësinë e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në shmangien e rreziqeve përkatëse.



Foto:VCG

Foto:VCG

Po kalohet në nivel të balancuar

Lidhur me gjendjen e fluksit të kapitaleve ndërkufitare, zv.drejtorja dhe zëdhënësja e SAFE-s Wang Chunying thotë: “Në rrethanat e tanishme të ndërlikuara brenda e jashtë vendit, ka vijuar gjendja e hyrjes neto në Kinë të kapitaleve ndërkufitare.”

Ajo bëri të ditur gjithashtu që tani fluksi i kapitaleve ndërkufitare në përgjithësi është në gjendje të qëndrueshme dhe, nën ndikimin e faktorëve kompleksë në tregun kinez dhe në tregun ndërkombëtar, hyrja e këtyre kapitaleve po kalon nga niveli i lartë në nivel të balancuar.

Sipas Wang Chunying-ut, suficitet bazë, si llogaritë rrjedhëse në tregtinë e jashtme dhe investime e drejtpërdrejta, po vazhdojnë të luajnë rolin e stabilizimit të bazës së fluksit të kapitaleve ndërkufitare.

“Kohët e fundit, hyrje-daljet e investimeve ndërkufitare, si obligacionet ndërkufitare, nuk po ndikojnë në gjendjen e balancuar të fluksit të fondeve ndërkufitare dhe nuk kanë pasur ndikim në prirjen kryesore që investitorët e huaj në mënyrë të qëndrueshme të blejnë më shumë pasuri në RMB,” theksoi Wang Chunying. (Jiang Lei)