Ndërtimi i Distriktit Qendror të Biznesit në Egjipit, nga Korporata Shtetërore e Inxhinierisë së Ndërtimit të Kinës, ka injektuar vitalitet të ri në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ky projekt është me tepër rëndësi në planin kombëtar të rinovimit të Egjiptit, në kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë”. Ai ka krijuar rreth 30.000 vende pune direkte dhe indirekte dhe ka promovuar zhvillimin e industrisë lokale të ndërtimit.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Projekti kinez CBD në Egjipt nxit zhvillimin lokal

Ndërtimi i Distriktit Qendror të Biznesit (CBD) në kryeqendrën e re administrative të Egjiptit, që po zbatohet nga Korporata Shtetërore e Inxhinierisë së Ndërtimit të Kinës (CSCEC), ka injektuar vitalitet të ri në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Pozicionuar në zemër të shkretëtirës, rreth 50 km në lindje të kryeqytetit Kajro, projekti CBD mbulon një sipërfaqe prej rreth 505.000 metra katrorë, me 20 qiellgërvishtës komercialë dhe rezidenciale, si dhe infrastrukturë mbështetëse komunale, ndër të cilat është kulla ikonike 385 metra e lartë, ndërtesa më e lartë në Afrikë.

CBD nuk është vetëm një projekt i rëndësishëm i planit kombëtar të rinovimit të Egjiptit, por edhe një projekt kryesor në kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë”.

Chang Weicai, menaxher i përgjithshëm i “CSCEC Egypt”, tha se strukturat kryesore të 20 ndërtesave, të cilat mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1.92 milionë metra katrorë, tashmë kanë përfunduar.

I gjithë projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe ndërtesat do t'i dorëzohen gradualisht palës egjiptiane nga fillimi i vitit të ardhshëm, deklaroi Chang për “Xinhua”.

Gjatë ndërtimit të projektit, “CSCEC Egypt” ka punësuar një numër të madh punëtorësh egjiptianë dhe ka përdorur një sasi të madhe të produkteve vendase, duke krijuar 30.000 vende pune direkte dhe indirekte dhe duke promovuar zhvillimin e industrisë lokale të ndërtimit.

Projekti ka trajnuar gjithashtu shumë punëtorë dhe inxhinierë të kualifikuar vendës, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre.

Waleed Ramadan, një inxhinier egjiptian që punon me “CSCEC” në ndërtimin e kullës ikonike, është një nga ata që fitoi eksperiencë gjatë këtij mega projekti. Sipas tij, ndërtimi i një projekti të tillë gjigant është një përvojë e re në vend dhe Kina po e transferon këtë përvojë në Egjipt.

Amr Khattab, zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Strehimit, tha se bashkëpunimi me “CSCEC” gjatë ndërtimit të “CBD” është një përvojë shumë e suksesshme. Ai theksoi se “CSCEC Egypt” ka kontribuar në lokalizimin e teknologjisë së avancuar të ndërtimit në Egjipt.

Sipas tij, projekti CBD ka ndërtuar një urë miqësie midis inxhinierëve, përkthyesve, teknikëve dhe ndërtuesve egjiptianë dhe kinezë.

“Puna e ndërtimit në CBD ka injektuar vitalitet të ri në zhvillimin ekonomik dhe social të Egjiptit”,- tha Khattab, duke vënë në dukje se puna është kryer pa ndërprerje përballë sfidave të mëdha, siç është dhe pandemia Covid-19.

Khattab vlerësoi teknologjinë shumë të avancuar dhe shumë të mirë kineze në fushën e ndërtimit, duke thënë se kompanitë egjiptiane kanë përfituar shumë prej saj.