“Realme”, një markë kineze e telefonave të zgjuar me rritje të shpejtë, synon të rrisë praninë e produkteve të veta në 61 tregje. Kompania kineze po bën përpjekje për të optimizuar prodhimin dhe për të rritur popullaritetin mes konsumatorëve të rinj të dhënë pas teknologjisë. Për herë të parë gjatë këtij viti, kompania “Realme” ka hyrë në listën e 50 markave kryesore globale kineze më me ndikim jashtë shtetit.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Realme” po fiton emër në tregun global të smartfonëve

“Realme”, një markë kineze e telefonave të zgjuar me rritje të shpejtë, njoftoi se do të rrisë përpjekjet dhe angazhimet e saj për të zgjeruar praninë e produkteve të veta në 61 tregje ku shërbimet e saj janë bërë të disponueshme në vetëm katër vjet.

Njoftimi erdhi në momentin ndërsa kompania po shkon drejt fazës së dytë të zhvillimit të produkteve të veta, duke bërë përpjekjet maksimale për të optimizuar prodhimin dhe për të qenë në sinkronizim me përdoruesit vendës në çdo treg dhe për të rritur popullaritetin e saj midis konsumatorëve të rinj, të cilët janë tepër të dhënë pas teknologjisë.

Xu Qi, zëvendëspresidenti i “Realme”, deklaroi se në vetëm katër vjet kompania ka arritur të ketë regjistruar më shumë se 140 milionë përdorues, duke iu bashkuar kështu pesë shitësve më të mirë në këtë fushë në disa tregje.

“Në të ardhmen, ne do të fokusohemi në futjen e mëtejshme në dy tregje, përkatësisht Kinën dhe Indinë, ku dërgesat vjetore të smartfonëve tejkalojnë 10 milionë njësi.

Ne gjithashtu synojmë të kemi tregje të nivelit 15 milionë të dërgesave në Azinë Juglindore dhe Evropë”,- tha Xu.

Zëvendëspresidenti i “Realme” deklaroi se tregjet e synuara përfshijnë vende të tilla si Franca, Spanja, Italia, Indonezia, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami.

Li Bingzhong, themeluesi dhe CEO-ja i “Realme”, në një letër në kuadër të përvjetorit të katërt të krijimit të kompanisë, deklaroi se sipërmarrja ka tetë tregje me dërgesa vjetore të smartfonëve që tejkalojnë 1 milion njësi.

Xu bëri të ditur se për të arritur qëllimin e saj, kompania ka njoftuar se synon të rrisë shpenzimet për sektorin e kërkimit dhe zhvillimit në masën 58 për qind në bazë vjetore, duke u fokusuar tek inovacioni në katër aspekte: ekrani, karikimi i flashit, optimizmi i seksionit të lojërave dhe format e reja të harduerit.

Sipas Xu, “Realme” gjithashtu synon të reduktojë shumëllojshmërinë e produkteve të saj dhe do të integrojë burime për të zhvilluar telefona të zgjuar që të jenë popullorë për konsumatorin, të cilët do të jenë dhe në ofertë të mirë të tregut, duke pasur një çmim nga 250 deri në 400 dollarë.

Për herë të parë gjatë këtij viti, kompania “Realme” ka hyrë në listën e 50 markave kryesore globale kineze më me ndikim jashtë shtetit.

Ndikimi i markës është rritur me 20 për qind në 11 tregje dhe me 70 për qind në 7 tregje të zhvilluara, sipas raportit “Kantar BrandZ Chinese Global Brand Builders 2022”, i cili u publikua bashkërisht nga “Google” dhe “Kantar Group”, një kompani analitike e të dhënave dhe konsulencë markash.