Foto:VCG

Foto:VCG

Për arsye që epidemia po kontrollohet më mirë, krahinat e ndryshme në Kinë kanë marrë masa të ndryshme për stimulimin e turizmit. Gjatë pushimeve verore, kërkesa e njerëzve për turizëm ka pasur një “shpërthim” të dukshëm dhe sektori turistik është mëkëmbur shpejt.

Turizmi është një sektor me kontakte të shpeshta dhe lëvizje të madhe, dhe, për këtë arsye, ai ka qenë ndër më të prekurit nga epidemia. Por mund të vihet re që, edhe pse është goditur rëndë, kërkesa kolosale e njerëzve për turizëm në Kinë nuk ka ndryshuar. Prandaj, tregu turistik ka një potencial shumë të madh dhe prirja e ardhshme është që ky sektor do të ketë zhvillim me cilësi të lartë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Këtë verë, me kontrollin e mirë të gjendjes epidemike dhe me ardhjen e periudhës së pushimeve, kërkesa turistike është çliruar mjaft dhe kjo është një rast i mirë për këtë sektor.

Për ta kapur këtë rast, krahinat e ndryshme të Kinës kanë publikuar politika favorizuese, të cilat kanë shpejtuar mëkëmbjen e tregut turistik. P. sh., Pekini ka publikuar kuponë akomodimi në periferi me vlerë prej 30 milionë juanësh, të cilët kanë inkurajuar qytetarët dhe turistët të bëjnë konsum turistik në periferi të qytetit. Krahas Pekinit, edhe zona e njohur turistike e malit Huashan ka marrë masa stimuluese me bileta falas, çka jo vetëm ka tërhequr shumë vizitorë, por edhe ka nxitur konsumin në restorante e hotele. Edhe në qytetin Xiangyang të provincës Hubei është promovuar itinerari i turizmit tematik me aktivitete të posaçme mbrëmjeje, çka ka pasuruar produktet turistike, duke tërhequr më shumë vizitorë.

Pekini është kryeqyteti i Kinës dhe ka një treg gjigant për konsumin turistik. Për shkak të pandemisë, njerëzit kanë ndryshuar mënyrën e mëparshme të turizmit, duke shkuar në zonat periferike për turizëm. Me ardhjen e verës, njerëzit filluan të shkojnë në vende të freskëta për pushim dhe kjo nxiti turizmin rural. Sipas të dhënave përkatëse, në majin dhe qershorin e sivjetshëm, numri i banesave fshatare që u dhanë me qira u rrit me 30 % dhe numri i nënshkrimit të kontratave të dhënies me qira u shtua me 38 %. Deri në fund të korrikut, mbi 70 % e dhomave të tilla u morën me qira nga turistët.

Për të nxitur më tej konsumin turistik, Bashkia e Pekinit ka marrë një sërë masash stimuluese. Një prej tyre janë kuponët e akomodimit në zonat periferike.

Qysh nga fillimi i korrikut, Drejtoria e Turizmit e Bashkisë së Pekinit nxori kuponë akomodimi me vlerë prej 30 milionë juanësh, që mbulojnë hotelet e bujtinat fshatare në 10 distriktet e Pekinit. Deri tani, sipas të dhënave statistikore, konsumatorët me kuponë mund të marrin mesatarisht afro 819 juanë subvencion për porosi akomodimi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas platformës turistike “Qunar.com”, qysh nga fillimi i dhënies së këtyre kuponëve e deri në fund të korrikut, numri i porosive për akomodim turistik në periferitë e Pekinit është rritur pothuajse katër herë krahasuar me të njëjtën periudhë të qershorit. Niveli i konsumit lidhur me akomodimin turistik në periferi arriti përkatësisht 2.5, 8.9 dhe 2.3 herë më shumë në krahasim me vitet 2021, 2020 dhe 2019. Vera e sivjetshme ka qenë sezoni më “i nxehtë” turistik në këto vitet e fundit.

Me rritjen e madhe të akomodimit turistik, është stimuluar edhe konsumi në sektorët e tjerë përkatës. Të dhënat fillestare tregojnë që efekti i levës i turizmit në sektorët përkatës mund të ketë arritur një raport 1:11.

Foto:VCG

Foto:VCG

Tani Pekini ka nisur raundin e 2-të të publikimit të kuponëve të akomodimit në zonat rurale dhe afati është për tërë muajin gusht. Parashikohet që, me këtë raund stimulimi, ndërmarrjet turistike do të rigjallërohen më shpejt dhe mëkëmbja e turizmit po ashtu do të përshpejtohet. (Jiang Lei)