Frutat liçi më parë ndaheshin nga punëtorët, pa standarde të sakta dhe nuk mund të shiteshin me çmimet e tyre më të mira. Me përdorimin e teknologjisë kjo gjë ka ndryshuar. Artikulli në vijim i “China Daily” na njeh me suksesin e industrisë së këtyre frutave në Lingshan, rajoni autonom i Guangxi Zhuang, që përdor teknologjinë, jo vetëm në procesin e prodhimit, por edhe atë të përzgjedhjes dhe paketimit të frutave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në muajin maj, Kina publikoi një plan veprimi për ndërtimin rural, duke theksuar përdorimin e të dhënave të mëdha në zinxhirët industrialë të produkteve kryesore bujqësore.

Sipas planit, tregtia elektronike duhet të përdoret për të nxitur zhvillimin e zgjuar të bujqësisë dhe për të transportuar produktet bujqësore në zonat urbane.

Këtë verë, qarku Lingshan, rajoni autonom i Guangxi Zhuang, ka përfituar nga teknologjia për të transportuar produktet e veta. Kutitë me frutat liçi u dërguan nga rajoni në të gjithë vendin pasi iku nënshtruan një procesi digjital, në të cilin teknologjia u përdor për të rritur, përzgjedhur dhe paketuar frutat.

Wu Duoce, një teknik i bujqësisë digjitale, ka ndjekur të gjithë procesin e prodhimit.

Vitin e kaluar, Wu dhe ekipi i tij shkuan në Lingshan, një nga zonat më të mëdha të prodhimit të liçive në vend, për të ndihmuar në përmirësimin digjital të industrisë atje.

Wu përdori pajisje digjitale për të gjurmuar dhe kontrolluar rritjen e frutave. Procesi fillon pasi pemët nisin të japin fryte.

Llambat e monitorimit të dëmtuesve ndihmojnë në mbrojtjen e frutave nga insektet dhe sëmundjet dhe sistemet automatike të ujitjes u mundësojnë kultivuesve të kontrollojnë më mirë sasinë e ujit dhe plehut të përdorur. Të dyja pajisjet mund të operohen në distancë nga aplikacionet e smartfonëve, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe duke ulur kostot e punës.

"Zakonisht frutat liçi rriten natyrshëm, por kur kërkohen detyra të tilla si ujitja, fertilizimi dhe inspektimi i dëmtuesve, unë paraqitem me telefonin tim",- tha Wu.

Sapo frutat të piqen, ato dërgohen në një linjë inteligjente klasifikimi, ku një skaner mund të përcaktojë formën, madhësisë, përmbajtjen e sheqerit, ngjyrën e lëvozhgës dhe çarjet në çdo frutë. Bazuar në informacionin që ofron skaneri, frutat liçi klasifikohen në pesë nivele të cilësisë dhe çmimet përkatëse.

Më parë, frutat ndaheshin nga punëtorët pa standarde të sakta dhe nuk mund të shiteshin me çmimet e tyre më të mira. Këtë vit, varieteti liçi i klasit të parë u shit midis 60 dhe 80 juanë (8,90 deri në 11,90 dollarë) për kilogram, tha Wu.

Pas peshimit automatik dhe paketimit paraprak në linjën e klasifikimit, frutat që prishen dërgohen në magazinim të ftohtë derisa temperatura e tyre të bjerë në mes 8 dhe 13 gradë Celsius. Më pas frutat kalojnë në një paketim dytësor për të qëndruar të freskëta dhe të paprekura në derisa të arrijnë te konsumatori.

Industria në Lingshan ka realizuar digjitalizim gjithëpërfshirës gjatë gjithë procesit, nga prodhimi deri te shitjet. Programi digjital ndihmoi industrinë të prodhonte fruta me cilësi të lartë dhe të bëhej një markë rajonale.

“Për mua është kënaqësi më e madhe të ndihmoj vendasit të fitojnë më shumë para sesa të ha një shportë me liçi”, - tha Wu, i cili ka pesë vjet që punon në departamentin rural të gjigantit të teknologjisë “Alibaba”.

"Fillova me rritjen e kapacitetit të tregtisë elektronike rurale dhe gradualisht fillova të punoja në ndërtimin e përgjithshëm digjital në zonat rurale".

Në dy vitet e fundit, Wu ka vizituar më shumë se 20 qarqe në provincën Hainan dhe Guangxi për të fituar një kuptim të thellë të industrive të nivelit të qarkut, veçanërisht bujqësisë dhe nevojave të tyre për të arritur transformimin digjital.

Wu tani e quan veten një teknik i bujqësisë digjitale, një nga 18 profesionet e reja të njohura nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore më 14 qershor.

Tekniku i bujqësisë digjitale është një person i angazhuar në përdorimin, promovimin dhe shërbimet e teknologjive digjitale të aplikuara në prodhimin bujqësor dhe jetën rurale, tha ministria.

Profesioni i ri pasqyron transformimin digjital të bujqësisë në Kinë.

Ashtu si Wu, teknikë të tjerë të bujqësisë digjitale po luajnë role të rëndësishme në ndërtimin digjital në zonat rurale, ku teknologjitë digjitale kanë një aplikim më të gjerë përtej bujqësisë.

Planet e ardhshme të Wu përfshijnë përdorimin e teknologjive të tilla për të kombinuar bujqësinë dhe industri të tjera.

"Unë kam menduar se si të ndërtoj një fshat digjital pjesërisht duke integruar bujqësinë dhe turizmin rural në një mënyrë digjitale",- tha ai.