Qeveria ka miratuar Projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i cili synon ngritjen e parqeve teknologjike me statusin e zonës të lirë doganore, duke u përjashtuar nga taksat nga 10 deri 15 vjet. Ligji për parqet teknologjike është shumë i domosdoshëm për zhvillimin e teknologjisë dh ekspertët e vlerësojnë këtë hap si mjaft të rëndësishëm.

Ekspertja e teknologjisë Hatixhe Bilibashi (Foto Business magazine Albania)

Ekspertja e teknologjisë Hatixhe Bilibashi (Foto Business magazine Albania)

Në një intervistë për mediat ekspertja e teknologjisë Hatixhe Bilibashi thotë se Shqipëria është mbrapa me zhvillimin e teknologjisë dhe se përvec ligjit duhen ndërmarrë edhe hapa të tjerë.

“Është kënaqësi të diskutojmë për miratimin e një ligji të tillë që është shumë i domosdoshëm për zhvillimin e teknologjisë. Duhet të theksojmë që Shqipëria realisht me gjithë potencialin dhe mundësistë që ka akoma ngelet mbrapa me zhvillimin e teknologjisë në vend, duke e krahasuar këtë me rajonin qoftë me ritmet botërore me të cilën teknologjia po zhvillohet. Qeveria synon patjetër mbështetjen e teknologjisë, bizneseve. Kur flasim për park teknologjik, koncepti i një parku teknologjik është që të krijojmë hapësira, janë open space që u vihen në dispozicion bizneseve infrastuktura të domosdoshm që të zhvillohen. Që nga përcaktimi kur ne themi techno space, hapësirë teknologjike ose park teknologjik nënkuptojmë hapësira ku bizneset do të vendosen, do të kenë në dispozicion gjithë infrastrukturat, gjithë lehtësirat nga mbështetja e qeverisë dhe është e domosdoshme që në këto parqe përvec miratimit të ligjit ne të arrijmë të bashkojmë bashkë pjesën e bizneseve, pjesën e institucioneve qeveritare, janë disa aktorë që duhet të bëhen bashkë, pjesën e institucioneve edukuese siç janë universitetet dhe më e rëndësishmja qendrat kërkimore që duhet fillimisht në Shqipëri të krijojmë qendra kërkimore në fushën e teknologjisë sepse mungojnë dhe të gjithë këta aktorë së bashku do të sjellin një zhvillim shumë më të madh të teknologjisë, njëkohësisht të sipërmarrësve të rinj, të ideve, startup-eve dhe zhvillimin e produkteve që vijnë si bazë e shpikjeve teknologjike.”- shprehet në një intervistë televizive Bilibashi.

Përfitimet që sjell ky ligj janë të shumta. Kjo nismë do të japë mundësi që dhe të zhvillohen biznese të reja në këtë fushë dhe të afrohen investitorë të huaj.

“Përfitimet janë shumë të mëdha. Kur ne i vëmë në dispoziocion të rinjve hapësira, që kjo është pjesa më e domosdoshme ku mund të përmendim inkubimin që është një pjesë e rëndësishme e një parku teknologjik. Një inkubator ka hapësira të nevojshme për të rinjtë që të zhvillojnë bizneset e tyre, ka gjithë infrastrukturën e domosdoshme që kjo infrastrukturë u vihen në dispozicion të rinjve. Ne mund të kemi të rinj apo qoftë dhe biznese ekzistuese që duan të zhvillohen më tej në fushën e teknologjisë dhe nuk e kanë infrastruturën e domosdoshme, nuk e kanë kapitalin për të investuar. Gjithashtu pjesa e këshillimeve të marketimit, pjesa e këshillimeve të zhvillimit të biznesit, pjesa e këshillimeve për thithjen e investitorëve të huaj. E gjithëkjo do të japë mundësi që dhe të zhvillohen biznese të reja por njëkohësisht edhe të thithim investitorë të huaj që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri për fushën e teknologjisë dhe informacionit dhe kjo do të konvertohet në vende të reja pune për të rinjtë për të cilën është një mundësi shumë e mirë sepse Shqipëria ka një kapital intelektual shumë të lartë dhe këtë kapital përsa të mos ta mbajmë në Shqipëri, pse mos t'u japim mundësi investitorëve të huaj të vijnë dhe ta përdorinkëtë kapital këtu dhe njëkohësisht dhe investitorëve shqiptarë, por dhe të rinjvë për të zhvilluar më tej biznesin.”

Parqe teknologjike (Foto Business magazine Albania)

Parqe teknologjike (Foto Business magazine Albania)

Zhvillimi i tekneologjisë dhe pjesa e lehtësive që ofron qeveria me këtë ligj do të bëjë që që tekneologjia të përdoret në shumë sektore, që do të thotë më shumë lehtësi de përfitime.

“E gjithë kjo infrastrukture, jo vetëm infastruktura të domosdoshme bazike për të ndërtuar një biznes por kur flasim për teknologjinë, ne dimë ritmet me të cilat teknologjia ka avancuar dhe qeveria duhet që të ketë investime për këto teknologji, t'i sjellë dhe t'i ketë pjesë të këtij parku të cilat do të vihen në dispozicion për biznesin. E gjitha kjo duke qenë se teknologjia gjen aplikim tashmë në çdo fushë, mund të aplikohet në bujqësi, mund të aplikohet në mjekësi dhe në shumë fusha të tjera, mos të prekim vetëm përdorimin dhe produktet direkte të teknologjisë, e gjitha kjo konvertohet në një zhvillim ekonomik sepse do të japë një zhvillim shumë të gjerë të bizneseve në të gjitha drejtimet.” –shprehet Hatixhe Bilibashi.

Parqet, që do të kenë statusin e zonës së lirë doganore dhe kanë si qëllim: Nxitjen e zhvillimit të industrive të teknologjisë së lartë dhe inovacionit; Kërkim-zhvillimit për produkte dhe shërbime të reja, si edhe përmirësimin e atyre ekzistuese; Krijimin e vendeve më të kualifikuara të punës për profesionistë të fushave të shkencës dhe teknologjisë; Krijimin e infrastrukturës teknologjike me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të inovacionit në produkte apo metoda prodhimi; Lehtësimi i sipërmarrjes innovative. Vendet e rajonit kanë disa vite që zhvillojnë parqet teknologjike.

“Edhe nga biznesi vendas edhe nga biznesi i huaj në qoftë se ne sjellim eksperiencën qoftë të rajonit që flasim shtetet fqinj kanë disa vite që i kanë zhvilluar parqet teknologjike, por nqs ne ecim më tej kemi shtete shumë të mëdha sic është Israeli apo Amerika ku kemi pasur dhe konceptin e parë të parkut teknologjik që ka qenë parku shkencor teknologjik i themeluar nga Universiteti i , që sot është Silicon Valley që ne e njohim të gjithë dhe cdo profesionist në fushën e teknologjisë dhe cdo sipërmarrës e ka ëndërr të shkojë dhe ta prekë e pse mos t'u japim mundësinë qoftë investitorëve apo sipërmarrësve vendas të kenë një hapësirë të tillë në Shqipëri për t'u zhvilluar. Kemi shumë të rinj dhe nqs ne shikojmë sot dhe nuk e kemi një park teknologjik, kemi shumë investitorë të huaj që vijnë në Shqipëri dhe të rinj që punojnë në fushën e teknologjisë së informacionit. Nqs ne të gjithë këtyre aktorëve u krijojmë hapësirën e domosdoshme që të jenë të gjithë bashkë, sepse një park teknologjik sigurisht që biznesin e sjell dhe në një nivel më prestigjoz, një park teknologjik do të ketë të integruar patjetër një qendër kërkimore minimalisht, por dhe të gjitha universitetet dhe nga të gjitha këto kërkime nga të gjitha këto rezultate ne do të kemi produkte reale. Synimi kryesor i një parku teknologjik përvec mbështetjes së biznesit dhe sipërmarrjes është që ato ide dhe ato produkte që mund të vijn ënga ajo shpikje shkencore mos të ngelen vetëm ide dhe mos të ngelen në nivel studimi por e gjitha kjo me anë të investimeve të konvertohet në një produkt final dhe real që mund të përdoret.”, u shpreh ajo.

Sipas ligjit “Për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore” përjashtohen nga tatim fitimi mbi pagën, për një periudhë 15 vjeçare, personeli që punon në kërkim-zhvillim tek Përdoruesi në Park dhe i gjithë stafi i Zhvilluesit; Përjashtohen nga TVSH mallrat, pajisjet, dhe shërbimet e përdorura ndërmjet përdoruesve brenda në Park; Përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; Përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10 vjeçare për ndërtimet e realizuara në park.