Shqipëria po mer zhvillim edhe si destinacion për turizmin mjekësor pasi shume kompani në vend po investojnë në shumëllojshmërinë e shërbimeve, për të tërhequr pacientët e huaj drejt Shqipërisë. Dritan Gremi, sipërmarrës në fushën e turizmit mjekësor thotë për Revistën “Monitor” se kryesisht interesi më i lartë është për shërbimet dentare ku të huajt marrin shërbim të lartë dhe me çmime jo aq të shtrenjta sa në vendet ku jetojnë këto shtetas.

Dritan Gremi (Foto java news)

Dritan Gremi (Foto java news)

Të huajt kanë vazhduar të kërkojnë shërbime shëndetësore në Shqipëri dhe kanë vazhduar të vijnë. Sigurisht flamurin e mban turizmi dentar, kjo për shumë arsye. Në Shqipëri është ai tip i turizmit, i cili është brandizuar dhe ka marrë formë sidomos në vitet e fundit. Unë do ta nisja me çmimet e ulta, çmime për të thithur sa më shumë pacientë në Shqipëri. Është një strategji dritëshkurtër, nuk garanton cilësi që janë shërbimet shëndetësore, por edhe nuk garanton një rritje ose një zhvillim të mirë të asaj që është industria e turizmit mjekësor në Shqipëri.”, shprehet ai

Gremi ndalet tek problematika të tjera që hasen gjatë ushtrimit të turizmit mjekësor.

“Problematikë tjetër është mungesa e protokolleve shëndetësor dhe mossurvejimi i atyre që janë institucione shtetërore në garantimin e këtyre protokolleve. Shteti nuk ngre strategji, janë bizneset, strukturat, subjektet ato që ngrenë strategji, por shteti duhet të survejojë. Nëse ne nga një anë kemi patur një rritje të atyre që kanë qenë në zhvillim shumë të madh të turizmit shëndetësor në Shqipëri, nga ana tjetër strukturat sanitare dhe shtetërore nuk janë ngritur në të njëjtin nivel për të survejuar, për të garantuar, për të implementuar protokolle të reja që të garantojnë këto shërbime. Duhet që me patjetër ato që janë struktura shëndetësore në vend ta studiojnë, ta shikojnë këtë gjë dhe të ngrihen në të njëjtin nivel që është ngritur turizmi shëndetësor.”-shton Gremi.

Ende Shqipëria, sipas ekspertëve, nuk ka një strategji kombëtare për turizmin mjekësor. Ndaj duhet menduar një plan konkret, pasi kjo do të çonte në rritje të turizmit mjekësor, pra të qytetarëve që vijnë nga shtete të ndryshme, kryejnë shërbime në Shqipëri, por japin edhe një kontribut të lartë në sektorin hotelier dhe në pikat turistike.

Turizmi mjekësor(Foto booking health)

Turizmi mjekësor(Foto booking health)

Për fat të keq nuk e ka. Ne nuk kemi strategji kombëtare. Unë e lidh me shtetin, shteti nuk bën strategji. Shteti garanton protokolle, implementon rregulla, prandaj krijon standarde. Ta lemë shtetin menjanë. Problemi këtu është shoqëria, ata që sot kanë marrë në dorë dhe janë duke bërë turizmin dentar në Shqipëri, subjekte, struktura. Është një sistem që është ngritur pa kokë, pa këmbë, pa trup, nuk ka një ide, nuk ka një koncept, nuk ka strategji, nuk ka një qëllim, nuk ka një vizion, ndërkohë që nevojitet të niset një strategji afatgjatë për atë që është turizmi dentar sepse është një tortë goxha e madhe, ky vend mund të ketë punë për 20 vitet e ardhshme. Ne nuk kemi shifra sepse nuk funksionon asgjë, nuk kemi shifra sepse në pjesën më të madhe të rasteve informaliteti mbretëron gati gjithcka. Nuk kemi deklarime të caktuara, që subjektet shkojnë deklarojnë shërbimin që do të japin për turistë të huaj.”thotë Gremi

Turizmi dentar (Foto java news)

Turizmi dentar (Foto java news)

Fokusi i qeverisë në këtë sektor, promovimi dhe ofrimi i strategjisë së duhur do të përkthehej në rritje të xhiros për këto biznese, hapje e vendeve të reja të punës dhe rritje të turistëve.

“ Shqipëria sot faturon, pra xhiron nga 20-25 milion euro në vit me turizmin shëndetësor. 90% e këtyre përbëhen nga ato dentare. Nëse ky vend në 4-5 vitete e fundit do të ketë një strategji të mirë, të fortë ne do të shkojmë drej 100-150 milion eurove të vit të faturuara në vendin tonë. Biznesi ynë sot që ne flasim numëron diku te 120-130 të regjistruar. Nëse do të 30-fishoheshin do të thotë as më shumë e as më pak 4000 vende pune të reja dhe diku te 90-100 milion euro ttë tjera të futura në buxhet të shtetit dhe e ritheksoj këtë gjë. Shqipëria ka nivel taksash të tillë që shkon dhe garanton çmime 50-60% më të ulëta sesa vendet e Evropës dhe do të kemi besoj një front të mirë pune të hapur për 20 vitet e ardhshme, por kjo gjë nuk duhet prishur.”-shton Gremi