Ndërkohë që bizneset dhe shoqëria në tërësi po ndërthuren më shumë me teknologjinë, vihet re një kërkesë e madhe për individë me aftësi në fushën e IT. Ky sektor në Shqipëri dhe më gjerë po sheh një rritje të vazhdueshme dhe ka hapur mundësi të shumta punësimi. Në një intervistë për mediat Fabiola Duro, eksperte për teknologjinë, thotë se epoka e re digjitale është vetëm në rritje.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Kërkesa është vetëm në rritje seidomos në epokën digjitale që në mbarë botën po evoluon dhe kemi një intensitet të rritjes së kërkesës kundrejt edhe kompanive për të rekrutuar talente të reja, por sikurse vetë talentet apo studentët kanë prirje tani më shumë se kurrë për të patur një profesion mbi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Duke qenë se kërkesa është në rritje praktikisht dhe ajo çka ne të gjithë si aktorë të ekosistemit po intensifikojmë është kualiteti mbi të cilën këto studentë apo të punësuar të rinj që do të jenë pranë kompanive apo korporatave më të mira në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit të mos humbin pikëpamjen e cilësisë, duke qenë se konkurenca në tërë botën është vetëm në rritje dhe epoka digjitale vetëm zhvillohet dhe çdo 48 orë në raportet e fundit ndërkombëtare rezulton që teknologjia e informacionit dhe komunikimit përparon. Pra, 48 orë janë shumë pak nga ku edukimi i stdudentëve qoftë nga akademi të ndryshme, qoftë nga inkubator, qoftë nga universitete të cilat janë të specializuara mbi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit mendojmë që një rëndësi shumë të madhe po i japin kualitetit mbi këto lloj talentesh dhe mbi formatet që ata duhet të përgatiten mbi epokën e re digjitale që është vetëm në rritje.”- shprehet Duro.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përballë kërkesës në rritje të kompanive Duro thotë se ka një cikël zhvillimi teknologjia e informacionit dhe komunikimit që duhet harmonizuar së bashku për të arritur në talente të mirëfillta.

“Në fakt korporatat vetëm rrisin kërkesat e tyre sepse proceset e transformimit digjital sidomos në sistemin financiar tashmë është një nga pikat më të forta dhe pikërisht ky transformim digjital duhet të shoqërohet me resurset e duhura, me potencialet e duhura të talenteve dhe studentëve të cilët dalin nga akademitë në këtë lloj specifike sektoriale. Ne si aktorë, praktikisht sistemet private jemi shumë në tendencë më mirë të jenë pak dhe të formuar saktësisht sesa shumë për të mos kaluar në një fasoneri në pjesën e teknologjisë dhe informacionit. Kërkesat janë në rritje nga korporata dhe kompani nga të cilat ne vazdhojmë akoma të rekrutojmë dita-ditës me dhjetra studentë. Për ligjet e cilësisë së studentëve patjetër që duhet të shoqërohet jo vetëm me komponentët teknikë të profesionit të tyre dhe edukimit të teknologjive dhe të gjithë tools-ave dhe set up-veqë kërkohen për t'i praktikuar dhe aplikuar ato. Ajo që ne po stimulojmë tashmë janë pikërisht aftësitë e buta, sepse shpeshherë harrohen, duke i dhënë një intensitet të fortë anës teknike, por pa harruar dhe aftësitë e buta të cilat shoqërohen. Jo vetëm komunikimi por është dhe menaxhimi i ekipeve së bashku sepse realisht duhet të fillojmë edhe me kërkim dhe zhvillimet. Ka një cikël zhvillimi teknologjia e inofrmacionit dhe komunikimit i cili duhet ndjekur pak me rigorozitet dhe nëse do të ndiqen të dyja të harmonizohen së bashku mendoj se cilësia do të jetë sikurse dhe në vendet e tjëra të botës apo ndoshta do të sfidojmë dhe akademitë e tjera mbarëbotërore të cilat nxjerrin talente të mirëfillta në treg për t'ju përshtatur kërkesave të tregut.”- thekson Duro.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shtysën më të madhe në vend të zhvillimit tekneologjik e dha periudha e pandemisë, por tashmë kompanitë e kanë kuptuar rëndësinë dhe po e ruajnë këtë standard.

“Aktorët vendimmarrës qoftë ato në nivel kombëtar strategjik institucional, por dhe lokal, unë mendoj që Covid sidomos këtij sektori i dha një shtytje shumë të madhe, sepse ishte praktikisht e vetmja mënyrë për të funksionuar nëpërmjet formave digjitale. Duke qenë se kërkesa është në rritje praktikisht edhe shteti në apo bashkitë në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë pasur iniciativa të cilat i kanë stimuluar qoftë me uljen e taksimeve të tyre të paktën në vitin e parë të jetës, qoftë edhe me tatimin e fitimit, të cilën ka një përqindje ndryshe nga korporatat apo sistemet e tjera sektoriale të financimit dhe të tatimeve. Ajo që duhet theksojmë praktikisht është që një pjesë shumë e madhe ndoshta duhet parë dhe nga drafti i ri që do të dalë vitin tjetër ose pritet të paktën të shihet drafti. Nëse ky draft mirëpritet nga Ministria e Financave këto ditë, do të kuptojmë që ky sektor do të ketë prioritetin e duhur. Ky është një moment tjetër për të parë që gjithë këtë frymë pozitive që ne i dhamë stimulimit të rritjes dhe të zhillimit të këtij sektori apo të kompanive që janë ICT do ta kenë apo jo për vitin tjetër. Kjo duhet parë, por unë mendoj që prapë duhet të stimulohet dhe duhet të vazhdojë të stimulohet fort, pa hyrë në statusin e personave fizikë apo personave freelancers, ose të profesioneve të lira siç i themi ne.”, thekson ekspertja

Tregu i punës sot është i larmishëm me mundësi dhe kufizime në punësim, sipas sektorëve të ndryshëm. Gjatë viteve të fundit në Shqipëri, sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) ka pësuar zhvillim dhe është i vetmi sektor i cili ka vazhduar të lulëzojë pavarësisht luhatjeve ekonomike në vend të shkaktuara nga faktor të ndryshëm, siç është pandemia e Covid-19.