Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nënvizon se gjatë kësaj vere, plani i sigurimit të energjisë që do të furnizohet në vend, do të vijë në pjesën më të madhe të saj nga prodhimi. Sipas deklarimeve nga KESH për Revistën “Monitor” asetet termike gjeneruese, që janë marrë me qira nga KESH, pritet që të nisin prodhimin në shtator dhe së bashku kanë kapacitet prej 100 Mwh.
Eksperti Lorenc Gordani (Foto personale)
“ Për periudhën e verës, qershor-korrik-gusht 2022, KESH sh.a. parashikon që të sigurojë furnizimin e plotë me energji elektrike të klientëve fundorë nga prodhimi vendas dhe importi. Specifikisht, 55% do të sigurohet nga prodhimi vendas, 45% nga importi në tregun e parregulluar.” – sqarohet nga KESH.
Kohët e fundit, Indeksi i Tranzicionit të Energjisë i WEF 2021 e rendit Shqipërinë si më të mirën në rajonin e Ballkanit Perëndimor (PB), duke zënë vendin e 25-të në renditjen globale. Eksperti i Energjisë Lorenc Gordani shkruan se zhvillimi i sektorit të energjisë ka qenë një prioritet jetik nder dekada dhe çdo qeveri ka kërkuar të inkurajojë kapitalin e huaj për të hyrë në sektorin e energjisë. Një politikë, e cila është konkretizuar, me lehtësira dhe subvencionet qeveritare për mbështetjen e investimeve, shoqëruar me krijimin e një fuqie punëtore me cilësi të lartë teknike dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin hidroenergjetik. Tradicionalisht burimet e energjisë elektrike të zhvilluara në Shqipëri janë bazuar në potencialin hidroelektrik. Gjithësesi, sot rreth 46% janë akoma të paprekura thotë eksperti, duke kaluar te burimet alternative të rinovueshme,
Shqipëria ka një rrezatim të jashtëzakonshëm të diellit në pjesën më të madhe të territorit të saj. Mesatarisht ka rreth 286 ditë, me deri në 2700 orë diell në vit. Gordani thotë se sipas studimeve paraprake të zonave, aktualisht ekziston një potencial teknik i pashfrytëzuar, me një kosto të ulët kapitale, për vendosjen e projekteve diellore.
Energjia elektrike (Foto Ballkanweb.com)
“ Tanimë vëmendja është kthyer në sektorin e energjisë pikërisht prej zhvillimeve dhe rëndësisë që po merr ky sektor. Pra, jemi në prag të një “boom-i”, por realisht diçka e tillë po ndodh lidhur me përdorimin gjithmonë e më shumë të energjive alternative, siç janë energjitë fotovoltaike dhe natyrisht dhe gjithë aspektet e tjera që lidhen me veçantitë e çdo territory, siç mund të jenë edhe për energjitë që lidhen me biomasën, ose me erën në zona të caktuara. Kjo po vjen pikërisht në kuadër të faktit që aktualisht pra edhe bota në këto momente megjithëse nuk është akoma zhdoganuar shumë në Shqipëri, jemi në prag të një krize të paralajmëruar për fat të keq, lidhur me zhvillimet ndërkombëtare. Pra, me shkëputjen e ndërvarësisë nga burimet nga Federata Ruse, duhet që në një kohë të shpejtë të gjithë vendet e Bashkimit Evropian të zëvendësojnë ato që janë burime tradicionale. Shumë vende tanimë e kanë bërë ndërprerjen nëse flasim në rrafsh global. Pra, ndërprerjen e energjisë së furnizimit me gazin rus. Pritet që shumë shpejt kjo të shtohet edhe për karburantin, hidrokarburet, dhe për mineralet dhe siç dihet Evropa është e ndërvarur mbi 50% nga burime që vijnë nga burime të jashtme. Pra e gjitha kjo e kthen vëmendjen veçanërisht tek ato që janë prodhimi i brendshëm i secilit vend ku natyrisht energjia fotovoltaike është pikërisht aktori kryesor i cili mund të bëj zëvendësuesin e këtyre burimeve. “- analizon eksperti.
Gordani thotë se Shqipëria duhej të kishte hedhur sytë nga energjia diellore me kohë.
“Natyrisht do të kishte qenë mirë që ne të kishim ecur më herët dhe ky treg të kishte arritur një pikë maturimi në momentin që po flasim dhe për hir të së vërtetës pikërisht pra nëse komunikon me kompanitë ato referojnë që u duhet të bëjnë kërkesa ose duhet të përgjigjen mbi 1 muaj atyre që janë kërkesa të ditëve të sotme dhe sic po thoja kompanitë pra duhej të ishin rritur, fuqizuar, mbështetur sepse është një sektor që kërkon mbështetje ndërkohë që pikërisht në situatën aktuale me cmimet ndërkombëtare tanimë kompanitë nuk kanë nevojë për mbështetje për atë që është në mënyrë direkte lidhur me kostot e prodhimit ose implementimit të kësaj teknologjie, por duhej të ishte punuar më herët dhe gjithsesi nukë shtë vonë që të fokusohen te ato që janë rritja e kapaciteteve. Pra, tek krijimi i këtyre figurave të reja profesionale, i ndërtimit të standardeve, mënyrë që dhe kjo teknologji të fitojë vëmendjen edhe besimin e konsumatorit dhe që e gjitha pra të kthehet në një diçka pozitive dhe të behët si të thuash një turn over të komplet asaj që ka qenë qasja e deritanishme duke kaluar pra, duke u bërë një shift sa më të butë edhe siç paralajmërohet edhe nga të gjithë raportet ndërkombëtare nuk është më çeshtje e problemeve të çmimeve të energjisë, por e gjitha mund të kthehet madje në një çeshtje të sigurimit të energjisë pra me një efekt boomerang të të gjithë aspekteve që ndërlidhen më ekonominë”- shton Gordani.
Enegjia-elektrike (KESH)
Në fjalën e tij në Panairin e Energjisë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja ka deklaruar se duhet të rishikohet strategjia e energjisë.
“ Nuk është normale të rishikohet një dokument kaq i rëndësishëm në kaq pak kohë, por zhvillimet dinamike të sektorit dhe risitë e tij që rrisin mundësitë duhet të reflektohen” tha Bejtja.
Ai tha se sektori i energjisë është bërë i paqëndrueshëm si për sa i takon çmimeve edhe sigurisë së furnizimit, çka parashtron sfida edhe për Shqipërinë, teksa për bizneset kjo mund të përbëjë një mundësi pasi kthimi i investimit është shumë më i shpejtë.
“ Pra, normalisht të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe vetë ato që janë direktivat evropiane kërkojnë që strategjia të rinovohet çdo trevjeçar. Madje në ditët e sotme diçka e tillë duhet të bëhet më e shpeshtë sepse zhvillimet e sektorit janë të vrullshme, pikërisht kërkojnë që legjislatori t’i paraprijë dhe të hapë ato masa smart që duhet të ndërmerren. Të hapë ato që janë drejtime të cilat të bëjnë më të lehta dhe ato që janë zhvillimet ekonomike. Pra, t’i akomodojë ato duke i mundësuar dhe duke fasilituar udhën, duke i hapur rrymën në ato drejtime ose nga ana tjetër është momenti i dytë që duhet të ndjekë të paktën ato që janë zhvillime që operatorët privatë realisht vendosin dhe ato që dalin pikërisht shqetësimet e tyre nga praktika e përditshme duhet t’i përgjigjen në kohë reale.”- tha Gordani.
Në Triport të Vlorës do të ankorohen dy anije për prodhimin e energjisë elektrike, duke nisur kështu fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe duke garantuar energji për dy vjet.
“Në fakt diçka e tillë është bërë e ditur në fillimet e diskutimit në forumin që po zhvillohet aktualisht nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë së Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, i cili referoi që brenda shtatorit ne do të kemi implementimin, vënien në shfrytëzim të këtyre dy anijeve. Lajmi i ri i veçantë ishte që parashikohet që ato të punojnë në një regjim të plotë pune. Pra të kemi një sasi të madhe të energjisë që prodhohet sepse aktualisht diçka e tillë hyn ose duhet parë në një qasje pak më globale lidhur me atë që është pra shkëputja e ndërvarësisë nga burimet ruse pra ne në këtë rast kemi dhe një lidhje një partneritet me Shtetet e Bashkuara duke u bërë një ndër portat hyrëse të Bashkimit Evropian për 7.2 miliardë metra kub gaz natyror i cili është premtuar nga Presidenti Biden pikërisht që të mbështesë Bashkimin dhe vendet evropiane pikërisht për t’u shkëputur.”-shton Gordani.
Ndërkohë Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se Shqipëria dhe Kosova kanë kapacitete të disponueshme për të zhvilluar më tej sektorin e energjisë. Dy vendet, sipas tij, sipas modelit që kanë ndërtuar ndër vite, mund të mbështeten tek njëri-tjetri.