Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës flet për sezonin turistik veror në Kinë në kushtet e pandemmisë dhe mundësitë e shkëmbimeve turistike Kinë-Shqipëri

Eksperrti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

Eksperrti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

CMG: Çfarë po ndodh me turizmin gjatë këtij sezoni dhe si paraqitet bashkëpunimi Kinë-Shqipëri?

Bardhi Sejdarasi: Kina është një shtet i madh dhe turizmi i brendshëm është me miliona njerëz, të cilët lëvizin brenda vendit. Ka pasur një tendencë veçanërisht pas pandemisë që ka ndryshuar tipologjinë e turizmit. Tani ka grupe të vogla njerëzish në Kinë të cilët lëvizin në territore të afërta. Duket se kjo është një strategji që ka ndjekur qeveria kineze, sepse është e pamundur në politikën e Covid 0 të ruash të njëjtën strategji të viteve të mëparshme.

Sipas informacioneve të marra nga burimet zyrtare kineze, turizmi i brendshëm ka rënë dhe po ndodh një dukuri, e cila krahasuar me vendin tonë paraqitet ndryshe. Shumica e provincave që presin turistë kanë ulur çmimet e biletave, një strategji rezultative. Gjithashtu vetë qeveria kineze ofron një ulje të taksave për të gjithë ata që meren me aktivitet turistik, me qëllim që dëmet të mos ndikojnë tek kompanitë. Ulja e taksave nuk u shërben vetëm kompanive, por edhe turistëve brenda vendit. Ka një fluks të rritjes sidomos pas pandemisë, megjithatë më të rëndësishme janë lëvizjet brenda krahinave dhe ato në grupe të vogla njerëzish.

Sipas të dhënave që kam marrë, sektori i turizmit jep një kontribut të jashtëzakonshëm në Republikën Popullore të Kinës sa i përket përqindjes që zë me prodhimin e brendshëm bruto. Në vitin 2021 ka qenë rreth 11.5% më i lartë dhe po të mendoni sesa është prodhimi i brendshëm, kjo është një shifër e konsiderueshme. Gjithashtu ka rreth 80 milionë vende pune, që janë 10% e punësimit në këtë territor. Sigurisht që me politikat që ndiqen dhe si menaxhohet ky sektor, qeveria ka bërë planifikimet për vitin 2022 që lidhet me post pandeminë, ka kërkuar që të rritet prodhimi i brendshëm, duke vendosur një objektiv 5.5%.

Bregdet shqiptar (foto infoAlbania)

Bregdet shqiptar (foto infoAlbania)

CMG: Pas pandemisë kemi një formë tjetër të të bërit turizëm. Sa efikase dhe e duhur është kjo?

Bardhi Sejdarasi: Pjesa brenda vendit është normale që do të jetë produktive, por ajo që dëmton në fakt është një pjesë që lidhet me të gjithë globin. Po të shohim kohët e fundit ka pasur një shkurtim drastik të fluturimeve, për shkak të rënies së fuqisë punëtore. Ka miliona fluturime të anulluara, të cilat dëmtojnë turizmin e një vendi. Brenda një jave janë rreth 35 mijë fluturime më pak drejt Kinës dhe kjo është shifra më e ulët që nga vitit 2000.

Orikumi (Foto Orikumi news)

Orikumi (Foto Orikumi news)

CMG: Si mund të menaxhohet kjo situatë?

Bardhi Sejdarasi: Në Kinë projeksionet janë të tilla që duke eliminuar turizmin që vjen nga jashtë vendit, apo duke eliminuar avarinë që vjen mga agjensitë ajrore, ta menaxhojnë brenda vendit dhe me lëvizjet në turizmin e brendshëm. Kina ka një nivel të madh të jetesës, por edhe një planifikim shumë të mirë, që i bën lëvizjet brenda vendit të kenë mundësi të jenë me grupe të vogla njerëzish, të cilët arrijnë të kompesojnë një pjesë të turizmit të jashtëm. Jemi në muajt e verës dhe duhet ta ndjekim për të parë cilat janë flukset që vijnë nga një territor i caktuar.

Orikumi (Foto Orikumi news)

Orikumi (Foto Orikumi news)

CMG: Nëse flasim për tre periudhat para, gjatë dhe pas pandemisë me ardhjen e turistëve kinezë vendin tonë, sa është ndikuar tregu shqiptar?

Bardhi Sejdarasi: Kam një shifër të INSTAT, e cila është për periudhën janar-prill dhe janë rreth 1 milionë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për 4 muaj, pra 300 mijë më shumë se në vitin 2021. Sigurisht që përmblidhen të gjitha kombësitë që kanë hyrë në Shqipëri dhe pse nuk ka qenë periudha më e mire, sepse vera është ajo që pret më shumë turistë.

Hyrja e kaq shumë turistësh përfshirë dhe ata kinezë tregon që turizmi në shqipëri ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, e cila do të jetë shumë më produktive në muajt që vijnë. Më bën përshtypje marrëdhënia që krijon qeveria kineze midis dy vendeve. Mjafton t’ju kujtoj një takim të tetorit të kaluar, të ministrit të jashtëm të Kinës me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e jashtme Olta Xhaçka, duke kërkuar që marrëdhëniet mes dy vendeve të përfshijnë edhe turizmin. Ky komunikim i shërben numrit të lartë të turistëve që vijnë jo vetëm drejtëpërdrejtë nga Kina, madje ka pasur tentativa nga kompani të cilat kërkonin të sillnin linja direkte drejt Rinasit. Shpresoj që tursitët që vijnë në rajon të kenë mundësinë të vizitojnë edhe Shqipërinë, kushtet janë të tilla.

Shqipëria dhe Kina kanë një potencial shumë të madh bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe një nga arsyet është miqësia tradicionale që kanë të dy popujt, por dhe veçanërisht promovimet që i bëjnë të dy vendet njëri-tjetrit. Pala kineze e promovon shumë Shqipërinë, kam pasur rastin të shoh promocione të televizioneve atje. Tani mendohet të bëhet një bashkëpunim rajonal, pra mos ketë një ofertë turstike vetëm shqiptare në kuadrin edhe të nismës së Ballkanit të hapur. Oferta e përbashkët e tyre është një ofertë që mund të tërheqë më tepër turistë kinezë, të cilët kanë potencialin e konsumit me më shumë sesa një dollar. Mendoj që në takimet e bëra të arrihet të shtohet pronovimi i turizmit kinez dhe atij shqiptar.

Plazh në Shqipëri (Foto nga Standart)

Plazh në Shqipëri (Foto nga Standart)

CMG: Çfarë sjell në ekonominë e dy vendeve ky bashkëpunim?

Bardhi Sejdarasi: E vetmja e mirë që sjell, përveç miqësisë është pjesa me të ardhurat, që janë pjesë e turzimit. Shtete që kanë potenciale të larta sigurojnë burime të ardhurash që ndonjëherë janë të pa imagjinueshme. Në Shqipëri kanë qenë niveli më i lartë i turzimit gjashtë deri në dhjetë milion, mendoni që sikur vetëm 1 euro të konsumojnë në Shqipëri, të ardhurat që vijnë në buxhetin e shtetit janë shumë të mëdha. Prandaj mbetet një sektor potencial, ne kemi një strategji, e cila nëse punohet për të mbetet një nga sektorët më fitimprurës, sepse është prioritar.

Ardhja e 1 milion turistëve bën të mundur punësimin e më shumë njerëzve, por dhe rritje të të ardhurave për individë të veçantë, kompanitë dhe buxhetin e shtetit.

Turistë kinezë në Shqipëri (Gazeta Si)

Turistë kinezë në Shqipëri (Gazeta Si)

CMG: Gjatë këtij sezoni kemi më shumë turistë kinezë që e vizitojnë vendin tonë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo nëpërmjet vendeve të rajonit?

Bardhi Sejdarasi: Kam informacion që ka tentativa dhe negociata edhe me qeverinë shqiptare, që disa linja të sigurojnë lëvizjen direkte Pekin-Tiranë. Nuk ka diçka të tillë deri më tani, por di që një numër i madh turistësh kinezë, që ndodhen në vendet e rajonit tentojnë që nëpërmjet agjensive turstike dhe guidave të rajonit të vizitojnë edhe Shqipërinë, duke qenë se rajoni është mjaft kompakt. Pjesa kryesore e turistëve kinezë vizitojnë më para Europën, por vijnë edhe në Shqipëri. Kur ndodhesh në “Sheshin Skëndërbej” e kupton sa shumë turistë kinezë ka në vendin tonë, të cilët preferojnë jo vetëm turizmin detar, por edhe atë kulturor e malor.

CMG: Si ka qenë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti turizmi vendas?

Bardhi Sejdarasi: Unë gjykoj se ne ishim shteti që vjet hoqëm çdo kufizim për Covid 19, ndërsa tani nuk kemi më dhe doganën me Kosovën, pra fundjava pa kontroll. Kemi shtete si Kina, të cilat futen pa vizë në territorin shqiptar dhe kjo krijon mundësinë e madhe të kemi një fluks të njerëzve që duan ta zhvillojnë Shqipërinë. Kemi një numër të madh fluturimesh në Rinas po ashtu edhe prurje turistësh nga toka dhe deti. Në vend kemi dhe investime, të cilat do të krijojnë lehtësira për të gjithë turistët e huaj që do të vijnë, madje dhe për shqiptarët që largohen jashtë. Të ardhurat që vijnë nga turizmi flasin për turistë jo vetëm ditorë por edhejavorë.