Shqipëria është kthyer në një destinacion tërheqës për nomadët digjitalë. Në një dokument të miratuar nga qeveria, siç është strategjia ndërsektoriale “Agjenda digjitale e Shqipërisë” dhe të planit të veprimit 2022 – 2026 bie në sy edhe një pikë që lidhet me nomadët digjitalë. Për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi, shprehet se çfarë është një nomadi digjital dhe si funksionon puna e tyre.

Nomadët digjital (Foto telegraf)

Nomadët digjital (Foto telegraf)

"Një nomad digjital është një person që punon në një vend tjetër dhe të ardhurat i vijnë nga një shtet tjetër, domethënë taksat i paguan diku dhe paratë i merr në një vend tjetër. Të bësh jetë nomade digjitale në përgjithësi janë profesione të software development, personat që zhvillojnë software ata që punojnë në punë digjitale, graphic designers, janë ata që punojnë remote dhe taks menagment. Në përgjithësi këto punët e nomadëve digjitalë janë marketing dhe së fundmi çdo gjë që përfshihet në mediat sociale. Kështu nuk është e nevojshme prezenca, duke qenë se ka mjete që të ndihmojnë me grupe nga e gjithë bota nuk ka rëndësi ku ndodhesh ti", shprehet Kallanxhi.

Ka disa aftësi që një person duhet të ketë përpara se të bëjë një jetë nomade digjjtale. Jo gjithkush mund të arrijë të përfshihet në këtë anë të teknologjisë, por çfarë duhet të ketë parasysh dikush para se të jetë pjesë e jetës nomade digjitale.

Nomadë (Foto Enterprenuer)

Nomadë (Foto Enterprenuer)

"Përfitimet janë që ty të vjen pagesa nga një vend si Amerika, ndërkohë që jeton në Shqipëria apo Estoni. Projekti i rezidencës në vend është një qasje shumë pozitive për ne" , shton eksperti.

Projekti i rezidencës mund të jetë një hap i rëndësishëm për tërheqjen e nomadëve digjitalë në vendin tonë bashkë me shumë mundësi të tjera që vendi ofron, si aplikimi në internet për viza, viza e paguar dhe e lëshuar online, platforma e-albania, faqe web-i për turizmin, sistemi i transportit, hubet digjitalë dhe hapësirat e bashkëpunimit, lidhja dhe shpejtësia e internetit në telefon, kostoja telefonike, prania e mediave sociale.

"Nuk jemi pas me qasjen e teknologjisë dhe çështjen e menaxhimit, por në Estoni ti mund të marësh një kartë dhe paguan taksat e tua online, mund të regjistrohesh të hapësh një biznes pa qenë asnjëherë atje. Ata kanë bërë gjithashtu një ligj të ri që nëse ti ke të ardhura mbi 3500 euro, të japin ty mundësinë që të jetosh atje dhe gjithashtu merr një leje qëndrimi" , thotë eksperti.

Tomi Kallanxhi (Foto personale) (1)

Tomi Kallanxhi (Foto personale) (1)

Stili i jetesës si nomad digjital u theksua më tepër gjatë pandemisë, kur një pjesë e mirë e punëve u zhvendosën online. Vendosja e kufizimeve të ashpra bëri që shumë prej atyre që kishin një punë të tillë, të zgjidhnin destinacione ku kufizimet ishin më pak të ashpra. Në rajon, Kroacia dhe Greqia janë dy nga destinacionet më të preferuar për nomadët digjitalë. Cila është qasja e Shqipërisë krahasuar me vendet e rajonit?

Tomi Kallanxhi (Foto personale) (2)

Tomi Kallanxhi (Foto personale) (2)

"Për çështjen e digjitalizimit të bizneseve të goverment, ne jemi disa hapa më para se shtetet e tjera të Ballkanit dhe e vetmja gjë që ka Shqipëria me pjesët e tjera të Ballkanit është që ka koston më të ulët për këta nomadë digjitalë. Ndërsa për ta nuk është shumë i rëndësishëm ky aspekt, sepse kanë pagesa shumë të larta. Por shumica e këtyre profesioneve janë të dedikuara teknologjisë dhe jo profileve të tjera." u shpreh eksperti Kallanxhi.