Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një robot notues në formë peshku, i cili mund të mbledhë mikroplastikën në trupat ujorë dhe të riparohet nëse dëmtohet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mikroplastika, copa plastike më të vogla se 5 centimetra, janë të shumta në sasi dhe të shpërndara gjerësisht në oqeane. Ato “hahen” lehtësisht nga organizmat detarë dhe transmetohen përmes zinxhirit ushqimor, duke paraqitur një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe të ekosistemit.

Të frymëzuar nga nakre, një material i fortë, i qëndrueshëm dhe fleksibël i marrë nga guaska të forta të molusqeve, shkencëtarët nga Universiteti kinez Sichuan modeluan nanostrukturën e gradientit të bazuar në grafen, për të krijuar një nanokompozit të qëndrueshëm, fleksibël dhe vetëriparues, sipas një studimi të botuar në revistën “Nano Letters”.

Ekipi hulumtues e përdori materialin e ri për të zhvilluar një robot të butë 15 milimetrash, në formë peshku, duke i mundësuar atij të notojë me shpejtësi dhe të mbledhë mikroplastikë në oqeane, gjë që thyen përjashtimin e ndërsjellë të ekzekutimit të funksionit të robotit të butë dhe lëvizjes së shpejtë.

“Robotët e butë duhet të kenë përshtatshmëri të lartë dhe tolerancë mjedisore kur punojnë në mjedise komplekse ujore”, -deklaroi Wang Yuyan, autori kryesor i punimit kërkimor.

Ai theksoi se robotët e butë ekzistues janë përgjithësisht prej gome silikoni, që në thelb janë mekanikisht inferiorë, dëmtohen lehtësisht dhe kanë vështirësi në integrimin e funksioneve.

Studimi tregoi se krahasuar me strukturat materiale tradicionale të shpërndara në mënyrë uniforme, materiali i ri i përdorur në robotin e butë në formë peshku ka shumë ndërveprime supermolekulare midis shtresave, duke i lejuar robotit të rikuperojë qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin e tij edhe kur dëmtohet dhe të vazhdojë operacionet e tij të mbledhje së mikro plastikave.

Gjithashtu, peshku robotik mund të notojë me një shpejtësi prej 2.67 gjatësi trupore në sekondë, shpejtësia e të cilit tejkalon atë të notuesve të butë të prezantuar më parë dhe është e krahasueshme me atë të planktonit.

Aktualisht, ky robot i butë mund të integrojë vetëm funksionin e mbledhjes së drejtuar të mikroplastikës nga sipërfaqja e ujit. Të gjitha funksionet e tjera duhet të optimizohen dhe përmirësohen përpara aplikimit në shkallë të gjerë.

Studiuesit janë duke punuar në një material të ri që mund të zbulojë ndotësit e mikroplastikës nën ujë dhe të shpërndajë të dhëna të drejtpërdrejta në internet.

Dizajni i ri nanostrukturor pritet të ofrojë një rrugë efektive të zgjeruar për robotët e tjerë të integruar dhe të zbatohet në shumë fusha, si gjenerimi i energjisë diellore, katalizimi i reaksioneve kimike, biomjekësia dhe hapësira ajrore.