Shqipëria ka bërë një hap para në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Në krahasim me vitin pandemik 2019, sipërmarrësit kanë vlerësuar me 40 nga 100 pikë të mundshme mjedisin për të investuar, duke shënuar kështu përmirësim me një pikë. Nga ana tjetër, përkeqësim pësoi indeksi mbi pritshmëritë për situatën ekonomike të vitit 2022, i cili u vlerësua me një pikë më pak se në 2019-n. Lidhur me këtë flet përfaqësuesja e FIAA-s, Marinela Jazo.

Marrëveshje biznesi (Foto Mapo.al)

Marrëveshje biznesi (Foto Mapo.al)

“Pyetja e parë është klima e përgjithshme e biznesit në shqipëri, pra si është situata sipas kompanive që janë antare të FIA-s. Ky sondazh është bërë gjatë pjesës së parë të pranverës në vitin 2021 dhe ka një rritje të vogël nga viti 2019, që tregon 40% nga 39% që ka qënë në 2019 dhe 40 nga 100. Kjo nuk është ndonjë gjë që ne na kënaq sepse ka pasur shumë arsye që e kanë mbajtur shifrën tek 40 pothuajse e njëjtë me 39, pra 2021 e njëjtë me 2019. Kur ne i kemi pyetur anëtarët tanë për prtishmëritë e tyre për vitin 2022, pritshmëria ishte në rritje nga situata dhe këto pritshmëri në fakt kanë një rënie nga vitit 2019. Ka qënë 44 në 2019 tani është 45. Shikojmë elementë të ndryshëm të klimës së biznesit dhe unë mendoj që situata është pozitive në krahasim me dy vite më pare. I rëndësishëm është niveli i sigurisë dhe i rendit në vend. 61% me 20 pikë është e rëndësishme për çdo biznes që futet në një vënd të ri për të investuar, sepse gjëja e parë që ata shikojnë është rendi në vend dhe kjo tregon se në Shqipëri nuk ka problem me këtë çeshtje. Shqipëria është vend i sigurt për të investuar. Klima politike në vend dhe ndikimi që pati ajo tek biznesi në 2019 ishte 32, në 2021 ishte 42. Klima poltike në vend, sipas mendimit të kompanive, vijon të jetë problematike pavarësisht se biznesi nuk ka ngjyra politike.”- thotë Marinela Jazo nga FIAA.

Investitorët e huaj e shohin korrupsionin si pengesën kryesore për të bërë biznes në Shqipëri. Bizneset e anëtarësuara në Shoqatën e Investitorëve të Huaj në një pyetësor për klimën e biznesit kanë shprehur shqetësimet për korrupsionin dhe burokracitë, të cilat vijojnë të jenë të larta, ndërsa klima e biznesit është pozitive krahasuar me dy vite më parë.

“Niveli i burokracisë, me të cilën përballet biznesi, dhe këtu kemi pak arritje nga 36 në 38, vijon të mbetet problematik për bizneset. Niveli i korrupsionit edhe këtu ka një rritje, edhe pse të ulët nga 33 në 36. Të gjithë këto elementë janë shumë të rëndësishëm për kompanitë dhe investimet”, thotë Marinela Jazo.

Të bësh biznes(Foto Outlook money)

Të bësh biznes(Foto Outlook money)

Edhe mungesa e gjyqtarëve, për shkak të procesit të vetingut, ka sjellë probleme tek investitorët e huaj.

“Sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe ndikimi që ai ka te biznesi është e fundit me rënie 33 %, pra nga anëtarët tanë nga diskutimet si dhe kompanitë e tjera në Shqipëri, gjetja jonë është që sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të mbetet problematik jo vetëm nga pandemia, por edhe procesi i vetingut. Ne e dimë që ka një mungesë gjyqtarësh dhe kjo do të thotë që ka raste që ka një çështje dhe ky është një problem madhor”, shprehet më tej Jazo.

Ajo deklaroi se investitorët e huaj shohin si problematikë edhe mungesën e punonjësve të kualifikuar, për shkak të emigrimit. Ajo tha se është problematike për të gjetur persona të kualifikuar, por në përgjithësi personat që largohen vetë nga puna është nga asnjanëse në të favorshme.

“Sa i përket tregut të punës ne e dimë që në përgjithësi ka mungesë të personave të kualifikuar dhe kompanitë kanë problem për të gjetur personat e duhur, sepse profesionistët shqiptarë po emigrojnë dhe e shikojmë që qasja te puna e kualifikuar dhe me aftësi është 38, nuk është e favorshme. Është problematike për të gjetur persona të kualifikuar, por në përgjithësi personat që largohen vetë nga puna është nga asnjanëse në të favorshme, pra situata është e mirë, por pritshmëria nuk është fortë e mirë dhe kjo tregon lidhjen që ekziston mes personave të kualifikuar dhe kërkesës për të punuar jashtë”, shton Marinela Jazo.

Sa i takon informalitetit, ende bizneset kane ankesa.

“Niveli i monopolizimit dhe konkurrenca e zhdrejtë. Edhe këtu kemi rritje në krahasim me 2019, pavarësisht se kompanitë shpesh ankohen që konkurrenca e zhdrejtë dhe monopolizimi janë ende pjesë e sistemit dhe kjo është një gjë për të cilën ne presim përmirësim. Niveli i burokracisë me të cilën përballet biznesi. Këtu kemi pak arritje nga 36 në 38, por vijon të mbetet problematikë për bizneset.

Gjithësesi pritshmëritë për të ardhmen janë pozitive.

Marinela Jazo (Ministria e financave)

Marinela Jazo (Ministria e financave)

“Ecuria e investimeve. Kompani që i janë përgjigjur sondazhit kanë folur për pritshëmrinë e tyre në lidhje me ecurinë e investimeve. Këtu kemi të bëjmë me shifrën 52%, që do të thotë pak më shumë se 50 pra kalon nga asnjanjëse në të favorshme. Pritshmëria për 2022 duhet të jetë 56%, pra kanë pritshmëri për të investuar më shumë. Sa i përket aksesit ose qasjes tek investimet, situata është pak më e vogel jo 52% por 47%, pra sa qasje kanë ato për procedura të ndryshme të prokurimeve. Pritshmëritë këtu janë më të larta. Disa kompani thonë që presin të ketë një situatë më të mirë për vitet 2022 e tutje. Një pyetje tjetër që i kemi bërë bizneseve është sa kërkesë ka patur për mallra dhe shëbrime për biznesin dhe eksportin. Situata është e njëjtë, ndërsa pritshmëria nga 50 tek 59% pra kompanitë presin që viti 2022 do të jetë më i mire, po kështu edhe kërkesa për mallra dhe shërbime te eksportuara.”- vijon me tej Jazo.

Në këtë raport thuhet se infrastruktura rrugore nuk është problem i madh nga 44% ka arritur në 60%.

Ndërkohë Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se një ndër problemet më të mëdha të ekonomisë sonë është informaliteti, të cilin thotë ajo po përpiqemi ta korrigjojmë me anë të Reformës së Fiskalizimit. Një tjetër problem në ekonominë e vendit është niveli i lartë i parasë jashtë bankave. “Nga 1991 nuk ka pasur stimuj për të legalizuar këto para. Është e nevojshme të kemi një vit “zero”, tha Brahimaj.