Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka folur në Parlament me detaje për sistemet e digjitalizuara të menaxhimit të tokës dhe të aktivitetit ekonomik në fermë, si dhe për digjitalizimin e shërbimeve në bujqësi ku është ndalur në regjistrin e fermës, sistemin e regjistrimit të blegtorisë.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Po ndërtojme për herë të parë, Rregjistrin e Fermës së certifikuar, një pasqyrë të plotë që tregon të gjithë inventarin bujqësor për secilën fermë, që na jep informacionin e saktë jo vetëm për tokën ku po prodhohet, por dhe për protokollin dhe pesticidet që po përdoren. Me anë të këtyre të dhënave mundemi të identifikojmë tokën, të qartësohemi për aktivitetin ekonomik të fermës, të ofrojmë siguri ushqimore të plotë për konsumatorët tanë dhe të mundësojmë rritjen sasiore dhe cilësore të prodhimit të fermerëve. Mundësojmë kështu lidhjen e tokës me aktivitetin ekonomik bujqësor. Po ndërtojmë një sistem të ri digjital në funksion të blegtorisë në nivel kombëtar, të verifikuar me informacion nga terreni që mundëson gjurmim të sakte në çdo fazë të mbarështimit dhe shendetit të kafshëve. Ky informacion do të mundësojë kontroll në kohë reale midis të gjithë aktorëve të zinxhirit blegtor, veteriner, institucione të sigurisë ushqimore dhe politikëbërës”- u shpreh Krifca.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministrja Krifca foli gjithashtu edhe për 3 sisteme të reja, të cilat do të digjitalizohen plotësisisht për të ofruar transparencë dhe eficencë në shërbim.

“ Po fuqizojmë sistemin LIMS të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka një rol kyç në sigurinë ushqimore që mundëson digjitalizimin e të gjithë proceseve laboratorike dhe shkurtimin ndjeshëm të kohës së pritjes së analizave. Po vemë në jetë një sistem digjital për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili do të gjurmojë në kohë reale procedurat e inspektimit. Po kryejmë digjitalizimin e të gjithë proceseve administrative të aplikimit të Programit IPARD dhe kontrollit deri tek finalizimi i investimeve. “-shton Ministrja.

Tashmë fermerët nuk kanë nevojë të presin për aplikime.

“Kështu përgjysmojmë kohën të procesimit te cdo aplikimi duke siguruar transparencën maksimale të procesit. Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, kemi ngritur programin e manaxhimit te qendrueshem të tokës bujqësore ku kemi ndërtuar një sistem me të dhënat kadastrale, të pronësisë, cilësisë dhe përdorimit të tokës- program i cili do të mundësojë fermerëve akses online të të dhënave rreth tipeve të tokës, kulturat dhe pershtatshmërinë bujqësore që është më e udhes të kultivohen me bazen e të dhënave në nivel parcele. I ofrojmë një informacion shtesë të gjithë fermerëve, sipërmarësve dhe aktorëve të bujqësisë, rreth cilësisë së tokës dhe kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre..”-shton Ministrja.

Së shpejti do të jetë transparente për publikun një listë për të parë tokat e lira që do të vihen në dispozicion për t’u dhënë me qera.

"Ministria e Bujqësisë administron një fond prej 8 mijë parcela që gjenden në pjesën më të madhe të vendit në disa qarqe të ndryshme. Kjo tokë i vihet në dispozicion sipërmarrëvesve privatë. Ministria publikon këtë listë në faqen e uebit të saj. Është transparente dhe publike sot.Shfrytëzimi i kësaj toke rregullohet me anë të një kuadri ligjor. Po kryejmë me të njëjtën qasje një program inventarizimi të dimë se çfarë kemi. Kemi kërkuar informacion në 28 drejtori vendore dhe në 61 bashki për gjendjen e tokës në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë. Na kanë rezultuar mospërputhje të mëdha. Ka parcela që rezultojnë të lira por nuk janë të lira. Informacioni nuk përputhet me realitetin. Janë ngritur 24 grupe që të verifikojnë edhe njëherë listat dhe të verifikojnë edhe njëherë në terren informacionin e grumbulluar. Ka përfunduar procesi i verifikimit dhe po vazhdon në disa qarqe. Brenda vjeshtës do bëjmë publike një platformë të re me parcelat në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë që do të integrohet në një hartë digjitale”, u shpreh ajo.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas ministres, aktualisht pranë dikasterit së bujqësisë rezultojnë 52 kontrata qiramarrje kur 3 prej tyre për shkelje të kontratës është kërkuar zgjidhje kontrate në gjykatë.

Nga ana tjetër deputeti socialist Erion Braçe në interpelancë me ministren e Bujqësisë, Krifca theksoi se “Bujku po bëhet konsumator dhe jo prodhues, duke u shfrytëzuar nga grumbulluesit që po e kthejnë bujqësinë në bujqësi të përqendruar vetëm te 200 sipërmarrës të cilët marrin fitime të larta dhe shpërndajnë rroga minimale te bujqit”. Braçe gjithashtu ironizoi dhe rritjen e bujqësisë, duke e lidhur me rritjet e çmimeve për fermerët, për qiranë e tokës, fidanët, rritjen e kostove të vaditjes si dhe ushqimin e bagëtive, të cilat kanë ndikuar vetëm bujkun dhe jo tregtarin, sipas tij.