Foto:VCG

Foto:VCG

Këtë vit, çmimet e mallrave të paambalazhuara ka pasur luhatje të dukshme në tregun ndërkombëtar dhe niveli i inflacionit në botë mbetet i lartë. Në këtë gjendje, Kina e ka vendosur gjithmonë stabilizimin e çmimit të mallrave në një pozicion të dukshëm, duke nxitur furnizimin dhe konsumin në sektorët kryesorë, si energjetika dhe ushqimi.


Të dhënat statistikore të publikuara në fillim të korrikut nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, treguesit kryesorë, si CPI dhe PPI, kanë shënuar nivele të arsyeshme, çka do të thotë që masat e qeverisë kineze për stabilizimin e çmimeve dhe furnizimit kanë pasur efekte pozitive.



Foto:VCG

Foto:VCG

Çmimet në gjendje të qëndrueshme


Sipas statistikave, në qershor Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) dhe Treguesi i Çmimeve të Prodhimit (PPI) ishin përkatësisht 2.5 % dhe 6.1 % më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërsa për periudhën janar-qershor, CPI shënoi rritje me 1.7 % dhe PPI me 7.7 %. Ekspertët analizojnë që këto shifra tregojnë se, me gjithë goditjen e pandemisë, çmimi i mallrave ka pasur rritje të vogël në gjashtëmujorin e parë dhe furnizimi po kthehet gradualisht në gjendjen normale.


Statisticienia e lartë nga Zyra Kombëtare e Statistikave, Dong Lijuan, u shpreh që “në qershor, kontrolli i epidemisë ishte në gjendje të mirë, furnizimi i mallrave kryesore të jetesës ishte i plotë dhe Treguesi i Çmimeve të Konsumit ishte në gjendje të qëndrueshme”.


Vlen të përmendet që, në rritjen me 2.5 % të CPI-së në qershor, ndikimi nga ngritja e çmimeve në fund të vitit të kaluar zë afro 1.2 pikë përqindjeje, ndërsa nga rritja e re e çmimeve afro 1.3 pikë përqindjeje. Ndërkohë, rritja e CPI-së thelbësore, duke hequr çmimet e ushqimeve dhe të energjisë, ishte 1 %, 0.1 pikë përqindjeje më shumë se në muajin maj.


Kryeekonomisti i Bankës “Minsheng”, Wen Bin, u shpreh që të dhënat kryesore të CPI-së pasqyrojnë përmirësimin e këtij treguesi dhe mëkëmbjen e kërkesave të konsumit.


Përveç CPI-së, edhe PPI-ja ka pasur përmirësim. Statistikat tregojnë që në qershor, rritja e PPI-së ishte 0.3 pikë përqindjeje më pak se në maj dhe sivjet kjo rritje ka shënuar ulje për 6 muaj radhas. Statisticienia Dong Lijuan u shpreh që në qershor është nxitur vazhdimisht rifillimi i punës dhe prodhimit, zinxhiri i furnizimit të sektorëve kryesorë është stabilizuar gradualisht dhe PPI-ja, që ishte në zgjerim, tani është stabilizuar dhe ritmet e rritjes vazhdojnë të ulen më tej. Kjo tregon që masat e qeverisë kineze për stabilizimin e çmimeve dhe të furnizimit kanë pasur efekte pozitive.



Foto:VCG

Foto:VCG

Konsumi po mëkëmbet me më shumë gjallëri


Treguesit e çmimeve të konsumit e të prodhimit janë në përmirësim dhe ky është vërtet një lajm pozitiv për mëkëmbjen e konsumit. Me masat e shumëfishta nga qeveria qendrore dhe organet e pushtetit vendor për stabilizimin e furnizimit dhe të çmimeve, konsumi i përditshëm tani është mëkëmbur në mënyrë graduale.


Qysh nga marsi, disa krahina të Kinës kanë pësuar goditje prej epidemisë së COVID-19, çka ka sjellë prapë “ftohtësi” ndaj konsumit. Si rezultat, rritja e shitjes me pakicë të mallrave të konsumit është ulur në -3.5 % në mars, nga 6.7 % në janar e shkurt, dhe në prill shifra ka rënë më tej deri në -11.1 %.


Në këtë gjendje serioze, janë marrë në kohë një sërë masash stimuluese. Kështu, është nxitur konsumi i mallrave të mëdha, si automjetet dhe pajisjet elektroshtëpiake, si edhe janë hequr ose janë ulur qiratë për restorantet dhe dyqanet e shitjes me pakicë. Po ashtu, është ofruar mbështetje financiare për kalimin e vështirësive dhe janë zgjeruar sektorët ku ka pasur zbritje të taksave, që shënoi një nivel prej 2.64 trilionë juanësh, ndërkohë që janë dhënë edhe kuponë për konsum në sektorë të tillë si shërbimi ushqimor dhe shitja me pakicë.


Me masat stabilizuese për çmimet e furnizimin dhe masat stimuluese për konsumin, në maj rënia e shitjeve me pakicë të mallrave ishte 4.4 pikë përqindjeje më pak se në prill, dhe prodhimi dhe shitja e automjeteve në qershor pati rritje përkatësisht me 29.7 % dhe 34.4 % .


Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Fu Linghui thotë: “Në maj, rënia e shitjes me pakicë të mallrave është ulur në mënyrë të dukshme dhe me rinormalizimin e rendit të jetesës, konsumi do të mëkëmbet më shpejt.”


Treguesit e çmimeve kanë ruajtur një rritje të butë dhe kjo, sipas studiuesit të makropolitikave financiare në Bankën “Everbright” Zhou Maohua, do të ofrojë një mjedis të përshtatshëm për makropolitikat. Së bashku me koordinimin e politikave monetare, fiskale dhe industriale, qeveria mund të nxitë më tej normalizimin e prodhimit, duke forcuar edhe mëkëmbjen e qëndrueshme të konsumit. (Jiang Lei)


Ekonomia kineze në gjashtëmujorin e parë 2022:

Kina tregon elasticitet tregtar, eksporti shënoi rritje mbi 10 % në 6-mujorin e parë

Kinë, shtohet roli i investimeve në stabilizimin e rritjes ekonomike