“Start-up” janë individët dhe personat fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë, të cilët, referuar objektit të aktivitetit të tyre, janë konceptuar, krijuar dhë veprojnë me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi inovativ dhe/ose teknologjik të veçantë, me potencial rritjeje të shpejtë, të zbatueshëm në praktikë, për përmirësimin e ndjeshëm të modeleve të biznesit, produkteve dhe shërbimeve ekzistuese.

Startup-et (Foto objektiv.al)

Startup-et (Foto objektiv.al)

Kjo risi në Shqipëri është qasur nga të rinjtë pasi koncepti dhe terminologjia është diçka e re.

Për Grupin Mediatik të Kinës flet ekspertja e ekonomisë Ada Hoxholli.

CMG: Çfarë janë konkretisht Startup-et?

Ada Hoxholli: Startup-et i referohen një kompanie në hapat e saj të parë të operimit. Startup-et krijohen nga një ose më shumë sipërmarrës, të cilët bësojnë se ideja e tyre do të ketë kërkesë në treg. Krijimi i këtij biznesi inovativ ka si qëllim të ofrojë zgjidhje, shpikje apo risi teknologjike për të zgjidhur një problematikë të caktuar që ofron tregu. Startupi ka potencial të lartë rritje dhe zgjerimi.

Ada Hoxholli (Foto CMG)

Ada Hoxholli (Foto CMG)

CMG: Cilat janë fazat që kalon një Start-up?

Ada Hoxholli: Për të regjisturar një start- up një sipërmarrës duhet të kërkojë sa më shumë informacion në lidhje me klientët, furnitorët dhe lëndën e parë. Gjithashtu duhet të zbulojë mundësitë e tregut, që janë të pazbuluara dhe më pas vjen faza e planifikimit ku krijohet një model biznesi. Më pas vjen faza e zgjerimit ku më anë të teknologjisë kë mundësi për t’u shtrirë në shumë shtete, ulen kostot dhe fitimi rritet. Faza e daljes së një start-up zakonisht zgjat deri në 24 muaj apo 2 vite dhe më pas kthehet në biznes normal.

CMG:Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet?

Ada Hoxholli: Ndër avantazhet që mund të përmendim janë se punonjësit shpesh herë u duhet të mbulojnë pozicione të ndryshëm të punës, Përgjegjësi e shtuar. Ambjenti dhe fryma midis kolegëvë është më e qetë, miqësore apo e relaksuar sesa në kompanitë e mëdha Oraret e punës janë fleksibël, në varësi të projektit apo punës së caktuar. Vendi i punës ofron ushqimë falas, lojëra argëtuese dhe formuese etj. Manaxherët lejojnë punonjësit e talentuar të punojnë me idetë në mënyrat e tyre më shumë pak supervizim nga to.

CMG:Cilat janë disavantazhet?

Ada Hoxholli: Start-upi shoqërohet gjithmonë nga një risk i lartë. Biznreset e reja duhet të provojë se ai vlen. Kërkesa për të rritur kapitale e shoqëron gjithë kohën start-upin. Të bësh investitorët të lumtur gjatë procesit të start-up është shumë e vështirë. Frika e konkurencës së mos në treg ka biznese të tjera që po zhvillojnë idenë e tyre.

CMG: Cilat janë mundësitë e financimit për një start-up? Cilat kategori mund të përfitojnë ?

Ada Hoxholli: Mbështetja ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Start-up-et kërkojnë kapitale të mëdha për t’u bërë realitët. Mbështeten me grant start-up-et që i përkasin tre kategorive kryesore: startup-et në fazën fillestare, në

fazën e rritjes dhe në fazën e zgjerimit dhe gjithashtu lehtësuësit e start-up-eve të kategorive si: akademia, e cila përfshin universitete privatë dhe publikë, bashki, arsim i mesëm dhe profesional, inkubatorë dhe përshpejtues, hapësira të përbashkëta pune, ofruesit e ambienteve dhe pajisjeve të punës dhe organizues eventesh për start-up-et.

Start-up-et në fazën e rritjes, subjektet e rregjistruara nga 0-1 vit, përfitojnë mbështetje financiare deri maksimalisht në masën 3,000,000 (tre milion) lekë për projekt dhe mbulohen maksimalisht 80% të kostove të pranueshme dhe të miratuara.

Start-up-et në fazën e zgjerimit, subjekte të regjistruara 1-5 vite, përfitojnë mbështetje financiare deri maksimalisht në masën 5,000,000 (pesë milion) lekë për projekt dhe mbulohen maksimalisht 80% të kostove të pranueshme dhe të miratuara.

Faza e disbursimi të grantit, për projektet e shpallura fituese, bëhët deri në 3 këste, pas përfundimit të periudhës së mbylljes së çdo faze të projektit, kundrejt dorëzimit të faturës së shpenzimeve të kryera dhe dokumentacionit të kërkuar sipas proçedurave dhe kritereve të përcaktuara në rregullore.

Fondi në mbështëtje të sipërmarrjeve të reja “Start-Up” është miratuar më VKM-në, nr. 593, datë 10.9.2014, “Për krijimin e fondit në mbështetje të sipërmarrjeve të reja “Start-Up”. Fondi “Start-Up” jep grante deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë për: pjesëmarrje në aktivitete, pjesëmarrje në konkurse (biletë vajtje-ardhje avioni dhe akomodim, pjesëmarrje në panairë ndërkombëtarë, jo si vizitor pjesëmarrje në programe ndërkombëtare inkubimi deri në 3 muaj, biletë vajtje-ardhje avioni dhe akomodim, rritje aftësish/kapacitete teknikë, blerje makinerish dhe pajisje pune, zhvillimi i trëgtisë elektronike dhe softëare, patenta dhe licenca, lëndë e parë dhe ambalazhim/etiketim produkti.

Start-up-et mund të kërkojnë grante nga kompanitë më të mëdha në vend të cilat kanë vizion se ideja e prezantuar do t’ju sjellë fitime në të ardhmen.

Ndihma financiare nga to mund të vijë në formë monetare, në vende praktikë apo testimi brenda kompanisë apo në interesa preferencial kredie kur bankat janë pjesë e kompanisë.

Portali akademia l (Foto Akademia.al)

Portali akademia l (Foto Akademia.al)

CMG:Cili është legjislacioni në fuqi për start-up?

Ada Hoxholli: Ligji nr 25/2022 për mbështetjen dhe zhvillimin e start-up-eve në mbështetje të neneve 78;81 dhë 83 pika 1 të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Ligji ofron lehtësim në hyrjen në treg dhe ushtrimin e veprimtarisë së start-up-eve. Pasaporta e Start-up-it është dokumenti kryesor për të cilin aplikohet online.

Pasaporta e start-up-it është një dokument elektronik, i cili gjenerohet nëpërmjet e-Albania, pas plotësimit të formularit të vetëdëklarimit në regjistrin e start-up-eve. Pas deklarimit të start-up-it plotësohet formulari i buxhetit për të përfituar grante.

CMG: Cilat janë historitë e suksesit në botë dhe në Shqipëri?

Ada Hoxholli: Start-up-morën një hov shumë të madh gjatë kohës së Covdi-19, ku njerëzvë u duheshin zgjidhje të përditshmërisë duke qëndruar në shtëpi. Bizneset përqafuan shpejt shitjet online, menutë u bënë dixhitale si dhe pagesat online patën rritje.

Shumë sipërmarrës fillojnë biznese në mbarë botën, por vetëm kompanitë e reja më të suksesshme arrijnë të bëhen “unicorns”. Unicorn mbajnë emrin ato start-up-e të vlerësuara mbi 1 miliard dollarë. Mund të përmëndim:

Tik Tok-u version ndërkombëtar e kompanisë së mediave sociale Bytedance është vlerësuar sot me vlerën 140 miliardë dollarë.

SpaceX prodhuesi i mjeteve të hapësirës ajrore i krijuar nga Elon Musk sot mban vlerën e 100 miliarde dollar.

Stripe, kompania e shërbimëve financiare dhe softuerëvë të pagesavë u vlërësua në 95 miliardë dollarë, gjatë rrjedhës së pandemisë së COVID-19.

Fintech-u suedez Klarna në vlerën 45.6 miliardë dollar ofron shërbime financiare si pagesat online.

Platforma australiane e dizajnit grafik Canva në vlerën 40.0 miliardë dollarë, e cila ofron dizanjimë grafike për mediat sociale, prezantime, postëra dhe dokumenta të tjërë vizual.

Më shumë se 77% e kompanive start-up me vlerë mbi 10 miliarde dollarë kategorizohen drejtpërdrejt në fusha të lidhura më teknologjinë, kryesisht në softuerët financiarë dhe tregtarë. Madje, edhe shumë prej start-up-eve miliardëshë që nuk kategorizohen në fushën e teknologjisë, në thelbin e tyre janë kompani teknologjike.

Space x (Foto strat-up ranking)

Space x (Foto strat-up ranking)

CMG:Cilat janë Start-up-et më të suksesshme në Shqipëri?

Ada Hoxholli: Gjirafa Motorri i parë i kërkimit në gjuhën shqipe, që ndryshe nga Google zgjidh disa probleme që dalin nga gjuha unike dhe komplekse që përdorin shqiptarët. Një nga problemet është se një pjesë e informacionit që kërkohët shqip, nuk ndodhët në internet. Për të zgjidhur këtë problem, krijuesi bashkë me skuadrën e tij kanë punuar për hedhjen e sa më shumë informacioneve shqip online.

Baboon- është aplikacioni i parë shqiptar Food Delivery në Shqipëri, që erdhi si një nevojë reale e tregut. Platforma Baboon Delivery u themelua në Dhjetor 2015 dhe filloi të funksionojë në Mars 2016. Shërbimet Baboon konsistojnë në transferimin e porosive nga restorantët te klientët dhe mbulojnë Tiranën, Durrësin, Korçën, Vlorën, Fierin dhe Pogradecin me rreth 300 restorante dhe dyqane lulesh, dhuratash, lodrash dhe pije alkoolike.

Business Magazine Albania - përbën një platformë online, e cila përfshin një publikim periodik të artikujve të biznesit dhe një faqe interneti. Filloi si një nismë personale në janar 2015 dhe tani është një burim i besueshëm i përmbajtjes së specializuar në fusha të ndryshme të biznesit, si Sipërmarrje, Startups, Lidership, Marketing, Strategji, Udhëtim, Media & Pr, Inovacion & Tech etj.

Akademia.al -Platforma mësimore për këdo,kurdo, platformë zyrtare mësimore e aprovuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhë Rinisë.

Platforma ka rreth 500,000 nxënës shqipëtarë që mësojnë nga e gjithë bota. Gjithashtu mund të shkarkohet si aplikacion në celular, janë gjithësej mbi 20,000 video mësimorë ku me anë të një katalogu mund të përzgjëdhësh nësë do të mësosh në matematikë, letërsi, biologji, kimi, histori etj. Nxënësi : akses në 20000 video falas, bëhesh pjësë e një komuniteti virtual ku mund të ndash idetë, të gjitha materiale shkollore i disponon në një hapësirë të vetme, ndjek çdo të dhënë lidhur me notat , gjendjet e detyrave etj.

Mësuesi : Ndan materiale, dokumenta duke i bërë ato të aksesueshme kudo dhë kurdo.

Prindi: Kontrollon progresin e fëmijës në videot, kuicet dhe prezantimet e përgatitura nga stafi i mësuesve në lëndët shkencore dhe shoqërore brenda platformës në kohë realë. Platforma bashkëpunon me disa institucione si Ministria e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë, me qeverinë angleze, Unicef, Këshillin e Europës etj.

CMG:Pra pandemia solli zhvillimin e tyre?

Ada Hoxholli: Po ishte pandemia, gjatë saj gjithçka realizohej nëpërmjet telefonit, si në vendin tonë edhe në botë. Kjo ishte diçka shumë ndihmuese për Start-up-et.

CMG: Në gjykimin tënd sa e suksesshme ka rezultuar kjo formë e të bërit biznes në Shqipëri dhe jashtë?

Ada Hoxholli: Janë një mundësi shumë e mirë për sipërmarrësit e rinj, nëse dikush ka ide inovative për një biznes të ri, janë nisma më e mirë për të filluar. Nisin si ide në gjimnaz dhe shkolla që mund të jenë shumë të suksesshme në botë.

CMG: A keni një mesazh për ata që na ndjekin?

Ada Hoxholli: Çdo ide inovative ka një ndihmesë më të madhe nga komuniteti, shteti dhe organet private dhe kush ka një ide le ta sjellë dhe ta zhvillojë këtu, sepse mjedisi dhe të rinjtë po e përkrahin më shumë Start-upin.